nuk luan dot me ne nivelet e larta transferimi i boniface ngjall pikepyetje tek tifozeria milaneze dy demtime ne ligament dhe karakter problematik 68a7072f8d120

“Nuk luan dot më në nivelet e larta”/ Transferimi i Boniface ngjall pikëpyetje tek tifozeria milaneze: Dy dëmtime në ligament dhe karakter problematik

August 21, 2025
1 minut lexim

Sulmuesi i Bayer Leverkusen dhe ylli i Nigerisë është gjithnjë e më pranë Milanit, por transferimi i tij i mundshëm tek kuqezinjtë ka ngjallur protesta mes tifozëve milanezë.

Marrëveshja është gati, agjenti i Victor Boniface pritet të mbërrijë në Milano për detajet e fundit, por ardhja e sulmuesit të Bayer Leverkusen te Milani nuk po ndez entuziazmin e tifozëve kuqezi, përkundrazi. Shumë dyshime, të shprehura qartë edhe nga postimet në media sociale.

“Shpresoj që të gjithë ju që e mbështesni Boniface të jeni të vetëdijshëm që ai ka pasur probleme të mëdha brenda skuadrës. Thuhet se karakteri i tij është shumë i vështirë dhe se është përplasur disa herë me lojtarë të tjerë të ekipit”, shkruajn tifozët e kuqezinjve në media sociale .

Megjithatë, ajo që shqetëson më shumë tifozerinë milanezë janë dëmtimet e rënda që kanë penguar karrierën e sulmuesit 24-vjeçar nigerian.

“Boniface është një ish-futbollist dhe këtë do ta shihni”, shkruan një tifoz i Milanit.

Një tjetër e thotë: “Mua më pëlqen shumë Boniface, por pikëpyetja mbi gjendjen e tij fizike është e madhe”.

“Në pjesën e sezonit 24/25 Boniface ka qenë jashtë për shkak dëmtimi për 75 ditë, ka luajtur vetëm 19 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola. Problemi është vetëm ky, por është një problem i madh”, shkruan një tjetër fans në X.

Me të njëjtën logjikë vjen edhe një tjetër reagim nga tifozët: “Asnjë lojtar me dy dëmtime të ligamentit në historikun e tij nuk kthehet më në nivele shumë të larta”.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shperthimi i nord stream ne vitin 2022 arrestohet ne itali ukrainasi ja akuzat ndaj tij 68a70673aab4a
Lajmi i mëparshëm

Shpërthimi i Nord Stream në vitin 2022/ Arrestohet në Itali ukrainasi, ja akuzat ndaj tij

aplikacioni shteteror i mesazheve max i instaluar ne te gjithe telefonat celulare te shitur ne rusi qe nga 1 shtatori 68a708289d0db
Lajmi i radhës

Aplikacioni shtetëror i mesazheve MAX i instaluar në të gjithë telefonat celularë të shitur në Rusi që nga 1 shtatori

Të fundit nga

ShkoLartë