nuk duket e lumtur del fotoja e hillary clinton duke dhene deshmine per epstein 69a09bcca6479

“Nuk duket e lumtur”, del fotoja e Hillary Clinton duke dhënë dëshminë për Epstein

February 26, 2026
1 minut lexim

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka dhënë dëshmi këtë të enjte në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, në një seancë me dyer të mbyllura. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar tani foto nga vendi ku po zhvillohet dëshmia, duke treguar prezencën e saj dhe atmosferën në sallën e seancës.

Sipas komenteve nga mediat e huaja komentohet se Clinton nuk duket e lumtur.

Clinton ka përsëritur se nuk ka informacion për hetimet mbi aktivitetet kriminale të Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell, duke theksuar se nuk i ka takuar ata kurrë dhe nuk ka vizituar ishullin apo pronat e Epsteinit.

“Siç e kam deklaruar më 13 janar në deklaratën time të betuar, nuk kisha asnjë dijeni për aktivitetet e tyre kriminale. Nuk më kujtohet ta kem takuar ndonjëherë z. Epstein, nuk kam fluturuar me aeroplanin e tij dhe as nuk kam vizituar ishullin, shtëpitë apo zyrat e tij”, ka thënë Clinton.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

me ndeshjen tereza prishtina hapet xhiroja e 11 te 69a09b03bb2a8
Lajmi i mëparshëm

Me ndeshjen Tereza – Prishtina hapet xhiroja e 11-të

nis nderhyrja per prishjen e ndertimeve pa leje ne vlore 69a09c9553d63
Lajmi i radhës

Nis ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve pa leje në Vlorë

Të fundit nga

ShkoLartë