nuk doni ta shihnin granit

Nuk doni ta shihnin Granit Xhakën…

November 19, 2025
min lexim

Këtu Granit Xhaka nuk u sulmua nga lojtarët e Serbisë se po luante për Zvicrën!

Këtu Granit Xhaka u sulmua se i takon tokës së Republikës së Kosovës! 

Këtu u sulmua në Doha të Katarit pikërisht me 2 dhjetor të vitit 2022 në kuadër të Kampionatit Botëror!

Këtu Granit Xhaka u kacafytë me Vanja Milinkoviqin, Milenkoviqin e me serbët tjerë sepse ata nuk donin ta shihnin me sy se është shqiptar i Republikës së Kosovës.

Nuk doni ta shihnin Granit Xhakën, sepse iu kujtua serbëve poshtërimi që pësuan në Kaliningrad të Rusisë, ku Xhaka e Xherdan Shaqiri e rrënuan Serbinë me rezultat 2:1.

Shtatë – tetë serbë në Doha të Katarit luftoni me një luan të Kosovës, Granit Xhakën.

Xhaka nuk u zmbraps për asnjë moment dhe i vetmi që i doli në ndihmë ishte Embolo!

Xhaka ua tregoi derën serbëve,

Xhaka tash e gati një dekadë sulmohet në mënyrën më të ultë nga media e regjimit të Beogradit.

Ata, mbrëmë që e fishkëllenin në stadiumin “Fadil Vokrri”, e kanë turpëruar veten, e kanë vërshëllyer veten dhe jo kapitenin

Xhaka, krenarin e kombit shqiptar!

Xhaka e Shaqiri kanë bërë aq shumë për Kosovën në fanellën e Zvicrës, sa nuk mund të përshkruhet më asgjë.

Falë Xhakës e Shaqiri e gjithë bota raportonte për dy djemtë që vijnë nga Kosova dhe që Serbia i ka problem të madh, madje edhe mediat më të mëdha spanjolle, që nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Dhe mbrëmë ajo që ndodhi nga disa tifozë të papërgjegjshëm, duhet t’i thërrasin mendjen, sepse nuk fyhen bijtë më të mirë që ka Kosova, që kudo që shkuan treguan se nga vijnë. 

Shkuan në Rusi na bën shqiponjën dykrenare e dy herë rrëzuan Serbinë nga Kampionati Botëror dhe festuan  me simbole shqiptare.

Në Doha të Katarit kur Xhaka shpalosi fanellën me mbiemrin Jashari e tërë makineria e Serbisë u ngrit në këmbë duke shkarravitur kundër yllin tonë.

Dragan Stojkoviqi i shante me nënë se nuk duronte golin kur ua shënoi Xherdan Shaqiri. 

Mbrëmë pati të atillë, që e vërshëllenin një atdhetar të dëshmuar siç është Granit Xhaka.

Pa koment!

Xhaka është krenari e shqiptarëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

akse problematike vershim ujerash dhe abonente pa energji elektrike si paraqitet situata ne qarkun e korces 691e1c75487c6
Lajmi i mëparshëm

Akse problematike, vërshim ujërash dhe abonentë pa energji elektrike/ Si paraqitet situata në qarkun e Korçës

e akuzuan se ka afersi me fatmir shehollin dhe goran rakicin reagon agim bahtiri sqaron arsyen pse u takua me ta 691e1ce10212c
Lajmi i radhës

E akuzuan se ka afërsi me Fatmir Shehollin dhe Goran Rakiçin, reagon Agim Bahtiri, sqaron arsyen pse u takua me ta

Të fundit nga

ShkoLartë