nuk do ti gezosh keto prona u kercenua nga djali i bashkeshortit flet 64 vjecarja me ndaluan me maske ne rruge amaneti i burrit tim 686fa62fd03d3

“Nuk do t’i gëzosh këto prona!”/ U kërcënua nga djali i bashkëshortit, flet 64-vjeçarja: Më ndaluan me maskë në rrugë! Amaneti i burrit tim…

July 10, 2025
min lexim

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” është trajtuar historia e një 64-vjeçareje nga Drenasi e cila ka denoncuar kërcënimet e vazhdueshme që, sipas saj, po i vijnë nga fëmijët e burrit të saj tashmë të ndjerë. E moshuara pretendon se prej vitesh është në konflikt për çështje pronësore, konkretisht për shtëpinë dhe tokën ku aktualisht jeton.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në studio ajo tha se edhe nusja e djalit, i cili jeton në Australi ka tentuar që të futej në shtëpi dhe se për 10 vite nuk janë interesuar për të.  Sipas saj problemi i konfliktit janë pronat të cilat janë në pronësi të bashkëshortit të ndjerë dhe se ata janë shprehur se ajo nuk do mund dot t’i gëzojë.

“Ka ardhur Florije Qorri, nusja e djalit të bashkëshortit e cila tentoi të futej në shtëpi dhe as nuk u përshëndet me mua dhe nuk është interesuar për mua as 10 muaj që kur ka vdekur bashkëshorti. Më tha mua që të hapja derën dhe se do të kishte gjakderdhje. Këtë kërcënim mua ka bërë edhe djali i madh i bashkëshortit i cili jeton në Australi.
Kur ka ndërruar jetë edhe djali i vogël i bashkëshortit edhe nusja më ka kërcënuar. Sipas tyre unë nuk do t’i gëzoja disa prona të cilët janë në pronësi të bashkëshortit”
, tha ajo.

64-vjeçarja shtoi më tej , ku tha se me bashkëshortin ishte njohur nëpërmjet mblesërisë dhe se në fillim me fëmijët e tij kishte një marrëdhënie korrekte, por çdo gjë kishte ndryshuar pas humbjes së të atit.  Ajo tregoi edhe një situatë të pakëndshme që kishte kaluar kur një person me maska e kishte ndaluar në rrugë dhe e kishte kërcënuar duke i kërkua që të hiqte dorë nga pronësia e banesës ku aktualisht jeton.

“Ne jemi njohur me bashkëshortin me anë të njerëzve të tjerë dhe në fillim shkonim shumë mirë. Nëna e fëmijëve kishte vdekur para 6 muajve dhe 2 vitet e para ata më pranuan, por pas sëmundjes së bashkëshortit ata ndryshuan sjelljen. Bashkëshorti ishte i paralizuar dhe ata nuk janë interesuar asnjëherë dhe ata kërkojnë vetëm pasurinë e tij.
Një ditë një person me maskë më ndaloi në rrugë dhe më kërcënoi duke kërkuar që unë të hiqja dorë prej pasurisë.  Ata nuk arritën të varrosnin babanë, por erdhën më pas. Bashkëshorti më kishte lënë amanet që djali i madh dhe nusja mos t’i afroheshin trupit. Unë kam besim vetëm tek drejtësia, dhe do qëndroj e fortë
”, përfundoi 64-vjeçarja

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jo nje por disa akuza te rejat e fundit per noizyn nga zvicra 686f936f1bb21
Lajmi i mëparshëm

Jo një por disa akuza, të rejat e fundit për Noizyn nga Zvicra

bezhani leter presidentes se ioc shqyrtoni rastin e paprecedent te koksh it 686fa66b2f7cb
Lajmi i radhës

Bezhani, letër presidentes së IOC: Shqyrtoni rastin e paprecedent të KOKSH-it

Të fundit nga

ShkoLartë