arrestohen 5 persona 4 te mitur per bombat e rreme ne shkollat e tetoves 69c53ef27d41b

Arrestohen 5 persona, 4 të mitur, për bombat e rreme në shkollat e Tetovës

March 26, 2026
1 minut lexim
BOMBA 1

Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve operative, nëpunës policorë nga SPB Tetovë sot (26.03.2026) privuan nga liria tre të mitur të përfshirë në rastet e lajmërimeve të rreme për bomba në disa shkolla fillore dhe të mesme në Tetovë. Në periudhën e mëparshme, u privuan nga liria dy persona të tjerë, nga të cilët njëri i mitur, po ashtu të përfshirë në rastet e lajmërimeve të rreme për bomba. Ndaj të gjithë pesë personave të përfshirë do të parashtrohen parashtresa përkatëse në Prokurorinë kompetente, në përputhje me Kodin Penal.
MPB u bën apel prindërve që të ndërmarrin urgjentisht masat e duhura të kontrollit ndaj fëmijëve të tyre. Nevojitet vëmendje dhe parandalim maksimal për të parandaluar çfarëdo shfaqje të mëtejshme të dukurive të këtilla të cilat shqetësojnë publikun dhe prishin sistemin e sigurisë.

SPB Tetovë nuk do të tolerojë asnjëlloj tentimi për të rrezikuar sigurinë e nxënësve dhe qytetarëve. Në raste të veprimeve të këtilla në të ardhmen, do të merren masat më të rrepta ligjore kundër kryerësve, por edhe kundër prindërve për mospërfilljen e obligimit të mbikëqyrjes.
Do të inicohen masa pedagogjike dhe sociale në bashkëpunim të ngushtë me institucionet arsimore dhe Qendrat e Punës Sociale.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump paralajmeron iranin presidenti i shba nisni negociatat para se te jete vone 69c53e027a2e3
Lajmi i mëparshëm

Trump paralajmëron Iranin/ Presidenti i SHBA: Nisni negociatat para se të jetë vonë

zhernovski mickoskit cfare do te ndodhe me gruevskin a do ta ktheni ne vend 69c543fc85604
Lajmi i radhës

Zhernovski, Mickoskit: Çfarë do të ndodhë me Gruevskin, a do ta ktheni në vend

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë