nuhiu me vjen keq per futbollistet sepse lane zemren ne fushe 693ddcf4d0164

Nuhiu: Më vjen keq për futbollistët, sepse lanë zemrën në fushë

December 13, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu, foli pas barazimin 1:1 ndaj Teutës në “Niko Dovana”.

“Mua më takon pjesa taktike, dua të përgëzoj futbollistët për shpirtin e lojës. 

Mënyrë perfekte për sa i përket anës taktike. Më vjen keq për episodin e ndodhur, vlerësojeni vetë.

Nuk dua të komentoj penalltitë apo arbitrat. Më vjen keq për futbollistët, sepse lanë zemrën në fushë.

Normalisht e studiojmë kundërshtarin, mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur Teutës, ishte sistemi që paraqitëm në fushë. Kjo më jep të drejtë, kundërshtari nuk na rrezikoi në asnjë moment.

Futbollistët ishin të kujdesshëm dhe e implementuan mirë sistemin, duke shfrytëzuar shpejtësinë, nga mënyra si mbuluan dhe si ishin të kujdesshëm, por edhe rikuperimet e topave”, u shpreh Nuhiu.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident fatal ne tirane makina perplas motomjetin nderron jete ne vend 40 vjecari 693ddc97875f0
Lajmi i mëparshëm

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari

aksident i rende ne tirane makina perplaset me motorin nje i vdekur dhe nje e plagosur 693ddda34b735
Lajmi i radhës

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur

Të fundit nga

ShkoLartë