nuhiu flet para debutimit te tirana 69075ef32eb5d

Nuhiu flet para debutimit te Tirana

November 2, 2025
1 minut lexim

Ardian Nuhiu ka folur në prag të sfidës që Tirana do të luajë përballë Bylisit.

Ky takim është programuar për nesër, në orën 14:00 te stadiumi “Selman Stërmasi” dhe vlen për javën e dhjetë të Superiores.

Vetëm 3 ditë stërvitje- “Dua të falenderoj presidentin dhe drejtuesit për besimin e dhënë. Jam i vetdijshëm për ecurinë e skuadrën, e kam marrë me shumë përgjegjësi.

Skuadra gjithandej ka shumë tifozë dhe jam i motivuar jashtëzakonisht shumë, që ta udhëheq këtë skuadrën dhe ta rikthej drejt fitoreve sepse mendoj që meriton kjo skuadër.

Janë pak ditë realisht, pa kërkuar justifikime, jemi munduar të analizojmë skuadrën e Ballshit. Është skuadër që lufton shumë, por gjithashtu del shumë shpejt në tranzicion apo kundërsulm.

Jemi munduar të përcjellim sa më shumë informacione te grupi dhe gjithashtu të japim një plan, për të shkuar drejt portës së kundërshtarit, që të fitojmë takimin”, tha Nuhiu.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish ambasadori zeneli flet per ndarjen nga jeta te fatos nanos bekim per partine socialiste dhe nje humbje e madhe per shqiperine 69075e986ff42
Lajmi i mëparshëm

Ish-ambasadori Zeneli flet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Bekim për Partinë Socialiste dhe një humbje e madhe për Shqipërinë

rezistuan 6 ore ndaj forcave serbe familjaret perkujtojne heronjte afrim zhitia e fahri fazliu 69075f00e72d4
Lajmi i radhës

​Rezistuan 6 orë ndaj forcave serbe, familjarët përkujtojnë heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Të fundit nga

ShkoLartë