nufi shqiperia kontribut te panderprere si aleate e pergjegjshme ne nato 6a42e8d16b8a3

Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

June 29, 2026
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi mori pjesë sot në Konferencën e Mbrojtjes së Athinës (Athens Defence Conference), organizuar nga Forumi Ekonomik i Delfit dhe Fondacioni Helen për Evropën dhe Politikën e Jashtme – ELIAMEP.

Ministri Nufi theksoi se në një Evropë që përballet me një mjedis sigurie gjithnjë e më sfidues, koordinimi strategjik mbetet një domosdoshmëri.

Për sa i përket Shqipërisë, ai nënvizoi se vendi ynë jep kontribut të pandërprerë me përgjegjësi dhe vendosmëri për Aleancën e NATO, si një aleate e përkushtuar dhe e besueshme.

“Ne po rrisim investimet tona dhe po modernizojmë Forcat tona të Armatosura. Kontributi ynë shtrihet në operacionet e NATO-s, misionet e BE-së dhe nismat ndërkombëtare për sigurinë. Ne mbështesim një Evropë më të fortë brenda një NATO-je më të fuqishme”, u shpreh Nufi në fjalën e tij.

Ndër të tjera, ai theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet pjesë e prioriteteve strategjike të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Përballë sfidave të reja dhe kërcënimeve në zhvillim ndaj sigurisë ndërkombëtare, Ballkani Perëndimor bëhet më i cenueshëm ndaj ndikimeve keqdashëse, dezinformimit, luftës hibride dhe agjendave destabilizuese”, u shpreh Nufi.

“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës” bëri bashkë disa nga zërat më me peshë në fushën e sigurisë, ku po formësohet debati strategjik për çështjet kryesore ndërkombëtare.

Në të morën pjesë ministra të Mbrojtjes, drejtues të lartë ushtarakë të Aleancës, diplomatë, ekspertë të sigurisë si dhe përfaqësues të industrisë së mbrojtjes nga Evropa dhe NATO.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

burjani vetem nje marreveshje per presidentin mund ta nxjerre kosoven nga kriza politike 6a42e852c5923
Lajmi i mëparshëm

Burjani: Vetëm një marrëveshje për presidentin mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza politike

burri blen shtepi ne ankand ne shba brenda gjenden tre trupa te pajete 6a42e9312b4fe
Lajmi i radhës

Burri blen shtëpi në ankand në SHBA, brenda gjenden tre trupa të pajetë

Të fundit nga

ShkoLartë