burjani vetem nje marreveshje per presidentin mund ta nxjerre kosoven nga kriza politike 6a42e852c5923

Burjani: Vetëm një marrëveshje për presidentin mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza politike

June 29, 2026
min lexim

Juristi Blerim Burjani ka bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive vetëm për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si zgjidhjen më racionale për tejkalimin e bllokadave institucionale.

Sipas tij, një kandidat konsensual do të shmangte zgjedhjet e jashtëzakonshme, do të siguronte stabilitet institucional dhe do t’i lejonte Kuvendit të përqendrohej te reformat dhe interesat e qytetarëve.

Burjani thekson se kompromisi është shenjë e pjekurisë politike, ndërsa shtron pyetjen nëse partitë do ta vendosin interesin shtetëror mbi atë partiak, apo do ta mbajnë vendin në krizë të vazhdueshm

Shkrimi i plotë:

 Marrëveshje vetëm për Presidentin – A do të mbushen mend partitë politike?

A u bëmë përrallë?

Krizat politike të përsëritura kanë krijuar përshtypjen se Kosova po hyn në një cikël të pafund bllokadash institucionale. Çdo proces i rëndësishëm shtetëror shndërrohet në një betejë politike, ndërsa interesi i qytetarëve mbetet në plan të dytë. Në këtë situatë shtrohet pyetja: A do të mbushen mend partitë politike, apo vendi do të vazhdojë të ecë nga një krizë në tjetrën?

Një nga zgjidhjet më racionale do të ishte një marrëveshje politike vetëm për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Edhe pa hyrë në një koalicion qeverisës, partitë politike mund të arrijnë konsensus për një kandidat që gëzon besimin e shumicës së deputetëve. Një marrëveshje e tillë nuk do të ndryshonte raportet politike mes partive, por do të garantonte funksionimin normal të institucioneve kushtetuese.

Një kandidat konsensual për president do të shmangte rrezikun e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat jo vetëm që kanë kosto të lartë financiare, por edhe e zgjasin pasigurinë politike dhe ngadalësojnë zhvillimin ekonomik. Në të njëjtën kohë, qeveria do të vazhdonte funksionimin sipas shumicës ekzistuese parlamentare, ndërsa Kuvendi do të kishte mundësi të përqendrohej në ligjet dhe reformat që presin qytetarët.

Në demokracitë parlamentare, kompromisi nuk është shenjë dobësie, por shprehje e pjekurisë politike. Presidenti duhet të jetë simbol i unitetit të shtetit dhe jo trofe i betejave partiake. Pikërisht për këtë arsye, zgjedhja e tij kërkon dialog, mirëkuptim dhe përgjegjësi.

Kosova ka nevojë për stabilitet institucional më shumë se për fushata të vazhdueshme zgjedhore. Qytetarët presin zgjidhje konkrete për ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe integrimin evropian, jo përplasje të pafundme politike.

Prandaj, pyetja mbetet e hapur: A do të mbushen mend partitë politike dhe ta vendosin interesin shtetëror mbi interesin partiak, apo do të vazhdojnë ta mbajnë vendin peng të krizave të njëpasnjëshme? 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shkon ne 1719 numri i viktimave nga termetet ne venezuele 6a42e3d14af10
Lajmi i mëparshëm

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

nufi shqiperia kontribut te panderprere si aleate e pergjegjshme ne nato 6a42e8d16b8a3
Lajmi i radhës

Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

Të fundit nga

ShkoLartë