np ujesjellesi dhe kanalizimi u ofron qytetareve pagese ne keste pa kamate 69e39048ea920

NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi u ofron qytetarëve pagesë në këste pa kamatë

April 18, 2026
1 minut lexim

Shkup po zbaton aksion për shlyerje të borxheve pa llogatije të normës së interesit për pagesë të vonuar. Aksioni, siç informojnë nga ndërmarrja publike e qytetit, fillon të hënën më 20 prill dhe do të zgjasë deri më 5 qershor të këtij viti.

“U bëjmë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të cilët kanë borxh të pashlyer për ujin e shpenzuar (të paditur dhe të rregullt), ta shfrytëzojnë mundësinë për pagesë në këste pa normë interesi të përllogaritur”, thonë nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup.

Theksojnë se vendimi për zbatim të aksionit për shlyerje të borxheve të mbetura pa llogaritje të normës së interesit nuk vlen për organet e pushtetit qendror dhe lokal dhe organet e tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjet dhe instititucionet të cilat kryejnë veprimtari të interesit publik, tël caktuar me ligj, ndërkaq të organizuara si agjenci, fonde, ente publike dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut apo nga komunat, nga Qyttei i Shkupit, si dhe nga komunat në Qytetin e Shkupit.

Për të gjitha informatat shtesë për shërbimet e NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup, qytetarët mund të kontaktojnë përmes numrit të telefonit: 02 3073 010, Qendra kujdeestare informuese; 02 3240 300, Drejtori; apo onlajn në [email protected]www.vodovod-skopje.com.mk.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

e gjithe vemendja te postimi i fundit i xhensiles per ledri vulen 69e389f8e5cee
Lajmi i mëparshëm

E gjithë vëmendja te postimi i fundit i Xhensilës për Ledri Vulën

Të fundit nga

ShkoLartë