hormuzi trump irani nuk mund te na shantazhoje po bisedojme 69e3bebe7633c

Hormuzi, Trump: Irani nuk mund të na shantazhojë, po bisedojmë

April 18, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur për zhvillimet e fundit në luftën me Iranin, ndërsa Teherani e tërhoqi sot vendimin e tij për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.



Trump duket se e shpërfilli këtë, duke thënë “kemi biseda shumë të mira që po zhvillohen”.

“Gjërat po shkojnë shumë mirë – ata u treguan pak dinakë, siç kanë bërë për 47 vjet,” tha Trump.”, deklaroi ai.

Presidenti gjithashtu përsëriti pretendimet se SHBA kishte eliminuar kryesisht marinën, forcën ajrore dhe udhëheqjen iraniane.

“Ata donin ta mbyllnin përsëri ngushticën, siç kanë bërë për vite me radhë, nuk mund të na shantazhojnë”, tha Trump.

“Do të kemi disa informacione deri në fund të ditës. Po flasim me ta, po mbajmë një qëndrim të fortë”, vazhdoi ai.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

np ujesjellesi dhe kanalizimi u ofron qytetareve pagese ne keste pa kamate 69e39048ea920
Lajmi i mëparshëm

NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi u ofron qytetarëve pagesë në këste pa kamatë

rivarrimi i sinan dautit pas 27 vitesh pritje kthehet ne vendlindje 69e3bfb573111
Lajmi i radhës

Rivarrimi i Sinan Dautit: Pas 27 vitesh pritje, kthehet në vendlindje

Të fundit nga

ShkoLartë