norris gati per garat e fundit 691dc8742b852

Norris: Gati për garat e fundit

November 19, 2025
1 minut lexim

Kampionati Botëror i F1 po i afrohet përfundimit të tij, me McLaren që synon të vulosë që në garën e radhës në Las Vegas edhe titullin për pilotë pas atij për konstruktorë. Një titull që mungon te skuadra britanike prej 17 vitesh.

Në Nevada, Lando Norris, kryesuesi i renditjes, ka të paktën mundësinë të eliminojë kampionin e botës Max Verstappen nga gara për titull, që është 49 pikë pas në klasifikim. Ndërsa shoku i tij i skuadrës Oscar Piastri është 24 pikë pas.

“Të garosh në Las Vegas është një përvojë vërtet fantastike dhe mezi pres të takoj të gjithë tifozët aty për herë të fundit këtë sezon. Jam përgatitur plotësisht me ekipin në Qendrën e Teknologjisë McLaren për këto gara të fundit”, tha Norris.

“Mbërrijmë në Las Vegas pasi kemi punuar shumë për të siguruar një grumbull të mirë pikësh në dy garat e fundit, duke demonstruar një ritëm të shkëlqyer në Meksikë dhe Brazil”, shtoi më tej piloti britanik.

Më tej, Norris tha: “Ka qenë një pistë e vështirë për ne në të kaluarën, por kjo nuk do të thotë që nuk do të bëjmë çmos për të nxjerrë maksimumin nga makina.

Ndihem shumë mirë dhe i motivuar. Jam gati për këtë sprint të fundit.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deputeti i pd akuza mazhorances na gjeni nje parlament ne bote ku zv kryeministrja eshte e pandehur 691dc81533742
Lajmi i mëparshëm

Deputeti i PD akuza mazhorancës: Na gjeni një Parlament në botë ku zv/kryeministrja është e pandehur!

kush po ia le kilen tjetrit limaj thote se mandatimi i konjufces per kryeminister ishte nje loje 691dc88059ea2
Lajmi i radhës

“Kush po ia lë kilen tjetrit”, Limaj thotë se mandatimi i Konjufcës për kryeministër ishte një lojë

Të fundit nga

ShkoLartë