Dy nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, Nora Istrefi dhe 2Ton, kanë publikuar këngën e përbashkët të titulluar “Teka”.
Ky duet i dedikohet dashurisë dhe emocioneve të saj, duke e sjellë në një mënyrë moderne dhe me shumë stil, ashtu siç e kanë zakon të dy artistët.
“Teka” është pritur mjaft mirë nga publiku menjëherë pas publikimit, duke marrë komente të shumta pozitive dhe mijëra klikime në YouTube në një kohë shumë të shkurtër.
Kënga është realizuar me kujdes të veçantë edhe në aspektin vizual, me një videoklip dinamik dhe estetikisht të plotësuar, që e përshtat në mënyrë perfekte me temën e dashurisë.
Nora, e njohur për elegancën dhe prezencën e saj magjepsëse, shfaqet edhe këtë herë sharmante, duke tërhequr vëmendjen me stilin dhe karizmën e saj.
Burimi: botasot.info


