njihuni me 5 finalistet e ferma vip 3 6a2bbb9c8528e

Njihuni me 5 finalistët e “Ferma VIP 3”

June 12, 2026
1 minut lexim

Pas muajsh të mbushur me dinamika, “Ferma VIP 3” ka hyrë zyrtarisht në javën e finales. Mbrëmjen e djeshme u kompletua lista e pesë konkurrentëve që do të garojnë për çmimin e madh, duke vulosur kështu fazën më të rëndësishme të këtij edicioni.

Finalistja e parë u shpall disa ditë më parë dhe ishte Mimoza Ahmeti, e cila siguroi vendin në finale falë votave të publikut. Poetja dhe shkrimtarja ka qenë pa dyshim një nga personazhet më të komentuara të sezonit, duke tërhequr vazhdimisht vëmendjen me deklaratat, debatet dhe mënyrën e saj krejt të veçantë të të qenit brenda fermës. 

Ndërkohë, në spektaklin e mbrëmshëm u zbuluan edhe katër finalistët e tjerë që do të luftojnë për trofeun e “Ferma VIP 3”. Ata janë:

DJ Bujaka

Soni Malaj

Elvis Pupa

Ilir Shaqiri

Tashmë gara hyn në fazën vendimtare. Fituesi i “Ferma VIP 3” do të përcaktohet nga votat e publikut dhe televotimi është zyrtarisht i hapur. Kjo do të thotë se nga ky moment e deri në natën finale, çdo votë mund të bëjë diferencën mes triumfit dhe humbjes.

Finalja e madhe do të mbahet më 15 qershor, ditën e hënë, kur publiku do të mësojë emrin e personazhit që do të rrëmbejë çmimin e madh të këtij edicioni.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trazira raciste trondisin mbreterine e bashkuar 6a2bbad0a1544
Lajmi i mëparshëm

Trazira raciste trondisin Mbretërinë e Bashkuar

fillon regjistrimi elektronik i nxenesve ne shkollat e mesme 6a2bbf90937e3
Lajmi i radhës

Fillon regjistrimi elektronik i nxënësve në shkollat e mesme

Të fundit nga

ShkoLartë