nje ze studentor godet partite shqiptare rrini large skeni bere asgje 69d2198e5e1a5

Një zë studentor godet partitë shqiptare: Rrini largë, s’keni bërë asgjë!

April 5, 2026
1 minut lexim

Përmes një reagimi tejet të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, një zë i studentëve, Suhejb Memedi, u ka dërguar një mesazh të prerë si partive në pushtet, ashtu edhe atyre në opozitë në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar që të qëndrojnë larg organizimeve studentore.

Mesazhi i Suhejb Memedit:

“Ju bëj apel të gjithëve mos bini pre e provokimeve dhe dezinformatave kinse ne jemi zë i opozitës, sepse para të gjithëve dhe me plot ndërgjegje deklarojmë se nuk jemi nën komandën e askujt. Ne jemi disa studentë të thjeshtë që kërkojmë vetëm drejtësi.

Sa i përket partive opozitare shqiptare, është e vërtetë që ata nuk e kanë bërë këtë për 20 e disa vite, por po aq fajtorë jeni edhe ju, partitë politike shqiptare që jeni në qeveri.

Na thoni ju cila është arsyeja që nuk e rregulloni që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe dhe të merrni meritat për një të drejtë që është e garantuar? Prej kur kemi filluar, organizimin e vetmja përgjigje që kemi marrë është se është formuar një grup punues.

Nuk mund t’i merrni meritat e studentëve që nuk kanë bërë gjumë në sy për këtë të drejt të pastër.
Andaj, ju bëj apel partive shqiptare mos na përdorni asnjëra palë. Kjo e drejtë është e drejtë e studentëve – rrini larg!”

Burimi: INA

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

oriola marashi shkelqen ne finalen e madhe te x factor albania 69d1f5fb315f9
Lajmi i mëparshëm

Oriola Marashi shkëlqen në finalen e madhe të X Factor Albania

vlen tetova zemra e bashkepunimit shqiptar ne ballkan 69d01f4e1dec2
Lajmi i radhës

VLEN: BDI po instrumentalizon edhe një çështje që vetë e ka lënë peng!

Të fundit nga

ShkoLartë