1
Shkup, 18 janar – Një valë e re moti të ftohtë dhe reshjesh bore pritet drejt mesit të javës së ardhshme. Qendra Kombëtare Meteorologjike (QMK) thotë se nesër do të kemi një mëngjes të ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira mesatare dhe erë të lehtë verilindore.
Ndryshimi i vërtetë i motit vjen të martën.
“Të martën, vonë gjatë ditës, natës dhe të mërkurën, priten reshje të herëpashershme, kryesisht borë.” Gjatë kësaj periudhe, temperaturat do të variojnë nga një minimum prej -10°C deri në një maksimum prej 7°C të martën, ndërsa të mërkurën maksimumi ditor do të arrijë 6°C .
Stabilizim pritet nga e enjtja, por me kushte mjegulle në lugina. “Nga e enjtja do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të ketë kushte për mjegull në lugina.” Temperaturat në gjysmën e dytë të javës do të rriten pak, me maksimume ditore deri në 10°C të shtunën.


