nje tjeter toke ne hapesire zbulohet planeti 40 vite drite larg me atmosfere te ngjashme si ajo e planetit tone 68c1b89128247

Një tjetër “Tokë” në hapësirë? Zbulohet planeti 40 vite dritë larg me atmosferë të ngjashme si ajo e planetit tonë

September 10, 2025
1 minut lexim

Një nga planetët më premtues jashtë Sistemit Diellor, TRAPPIST-1e, mund të jetë deri tani ekzoplaneti më i ngjashëm me Tokën, sipas dy studimeve të fundit të publikuara në revistën The Astrophysical Journal Letters.

Vëzhgimet e bëra me Teleskopin Hapësinor James Webb sugjerojnë praninë e një atmosfere të pasur me azot molekular, një përbërës kyç që dominon edhe atmosferën e Tokës.

TRAPPIST-1e është një nga shtatë planetët shkëmborë që rrotullohen rreth yllit xhuxh të kuq TRAPPIST-1, i cili ndodhet rreth 40 vite dritë larg Tokës.

Ky sistem planetar u zbulua më pak se një dekadë më parë, por menjëherë tërhoqi vëmendjen e komunitetit shkencor për shkak të pozicionimit të disa prej planetëve të tij në zonën e banueshme – pra në distanca të përshtatshme për të lejuar ekzistencën e ujit të lëngshëm.

Një ekip studiuesish të udhëhequr nga Néstor Espinoza (Instituti i Shkencës së Teleskopit Hapësinor) dhe Natalie Allen (Universiteti Johns Hopkins) përdorën spektrografin NirSpec të James Webb për të analizuar dritën që kalon përmes atmosferës së planetit, gjatë kalimeve të tij përpara yllit amë.

Nga këto të dhëna, u përjashtuan atmosferat e ngjashme me ato të Venusit apo Marsit, të pasura me dioksid karboni ose deuterium.

Ajo që doli si mundësi reale është një atmosferë e pasur me azot, ngjashëm me atë që kemi në Tokë (rreth 78% azot molekular).

Nëse prania e kësaj atmosfere konfirmohet nga vëzhgime të mëtejshme, TRAPPIST-1e do të bëhej kandidati më serioz për të qenë “Tokë 2.0” – një planet ku kushtet e jetës, të paktën teorikisht, mund të jenë të ngjashme me ato të planetit tonë.

Kjo do të ishte një hap i madh përpara në kërkimin e jetës jashtëtokësore dhe në të ardhmen, ndoshta edhe për kolonizimin e hapësirës.

Të dy ekipet shkencore theksojnë se duhen më shumë të dhëna për të konfirmuar përfundimisht praninë dhe përbërjen e atmosferës së TRAPPIST-1e.

Megjithatë, ky është një hap shumë premtues drejt identifikimit të botëve të tjera ku mund të ekzistojë jeta.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spak cakton arrest shtepie per avokatin besart logu zv drejtori i departamentit te drejtesise ne pd zbardhen akuzat 68c1b866d9b18
Lajmi i mëparshëm

SPAK cakton ‘arrest shtëpie’ për avokatin Besart Logu, zv.drejtori i Departamentit të Drejtësisë në PD. Zbardhen akuzat

princ harry mberrin ne clarence house do te takohet me mbretin charles 68c1b8d3e9b82
Lajmi i radhës

Princ Harry mbërrin në Clarence House, do të takohet me Mbretin Charles

Të fundit nga

ShkoLartë