nje teknologji qe mund te shpetoje planetin tre shkencetare bashkojne forcat dhe fitojne nobelin materiali i ri qe sfidon kufijte e kimise moderne 68e650294974a

Një teknologji që mund të shpëtojë planetin/ Tre shkencëtarë bashkojnë forcat dhe fitojnë Nobelin, materiali i ri që sfidon kufijtë e kimisë moderne

October 8, 2025
1 minut lexim

Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2025 u është dhënë tre shkencëtarëve të shquar, japonezit Susumu Kitagawa, britanikut Richard Robson dhe jordano-amerikanit Omar Yaghi, për zhvillimin e strukturave metal-organike, të njohura ndryshe si MOF (Metal-Organic Frameworks), njoftoi Komiteti Nobel të mërkurën në një ceremoni në Stokholm.

Në njoftim, komiteti tha se puna e tyre ka krijuar “mundësi të reja për zgjidhjen e disa prej sfidave më të mëdha të kimisë bashkëkohore”.

“Heiner Linke”, kryetari i Komitetit për Kiminë, tha se strukturat metal-organike kanë potencial të jashtëzakonshëm për krijimin e materialeve të personalizuara me funksione të reja: “Këto struktura molekulare funksionojnë si dhoma në një hotel – molekulat mund të hyjnë dhe të dalin, ndërkohë që materiali ruan funksionalitetin e tij,” – tha Linke.

Ai e krahasoi funksionin e tyre me çantën magjike të Hermione Granger nga librat e Harry Potter: “E vogël nga jashtë, por mund të mbajë sasi të mëdha brenda.”

Sipas Komitetit Nobel, këto struktura revolucionare kanë hapur rrugë për aplikime praktike si:

Nxjerrja e ujit nga ajri i thatë i shkretëtirës;

Kapja e dioksidit të karbonit për të luftuar ndryshimet klimatike;

Ruajtja e gazrave toksikë;

Përshpejtimi i reaksioneve kimike në procese industriale.

Strukturat MOF janë të përbëra nga metale dhe lidhës organikë, të cilat krijojnë hapësira të mëdha brenda një materiali shumë të vogël në volum, duke i bërë ato ideale për magazinimin apo filtrimin e molekulave.

Fituesit e këtij viti ndjekin gjurmët e laureatëve të mëparshëm që kanë sjellë zbulime thelbësore në biologji dhe teknologji. Vitin e kaluar, çmimi iu dha shkencëtarëve që përdorën inteligjencën artificiale për të “thyer” strukturën e proteinave – një sfidë e pazgjidhur për dekada. Ndërsa në vitin 2023, çmimi u nda për zhvillimin e pikave kuantike, me përdorime në ekranet LED dhe kirurgjinë kundër kancerit.

Çmimi Nobel për Kimi 2025 shoqërohet me një shpërblim financiar prej 11 milionë koronash suedeze (rreth 1 milion dollarë amerikanë). Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të mbahet në muajin dhjetor në Stokholm.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI DHE MUHAMED MURTEZI
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti sfidon Bujar Osmanin: “Eja në debat, caktoje vendin dhe kohën!” (VIDEO)

sekuestrohet nje autobus ne prizren shoferi slejohej te voziste denohet me 500e 68e6555556c6c
Lajmi i radhës

Sekuestrohet një autobus në Prizren, shoferi s’lejohej të voziste – dënohet me 500€

Të fundit nga

ShkoLartë