nje specie e re pterosauri zbulohet 691e39ce6ab7d

Një specie e re pterosauri zbulohet

November 19, 2025
1 minut lexim

Paleontologët kanë zbuluar një specie të re të zvarranikut fluturues parahistorik në një nga vendet më të pazakonta të mundshme, brenda të vjellave të fosilizuar të një dinozauri.

Mbetjet e një pterosauri të panjohur më parë, të quajtur Bakiribu waridza, u gjetën në Brazil, dhe emri i tij do të thotë “gojë krehri” në gjuhën e popullit indigjen Kariri, shkruan Science Alert.

Nofullat e këtij pterosauri ishin të mbushura me dhëmbë të gjatë të cilët ndoshta i përdorte për të filtruar krijesa të vogla nga uji, sikurse bëjnë balenat sot.

Bakiribu është pterosauri i parë me këtë dietë që gjendet në Brazil, dhe u ofron shkencëtarëve njohuri të reja mbi evolucionin e këtyre zvarranikëve fluturues interesantë, raporton KosovaPress.

Shkencëtarët mund të mos e kenë ditur kurrë për këtë specie nëse nuk do të ishte për një dinozaur të pangopur që u përpoq ta hante atë. Kockat e dy individëve u vunë re brenda formacionit të pazakontë fosil, së bashku me mbetjet e katër peshqve.

Përmes analizave të hollësishme, paleontologët nga Brazili përcaktuan se ishte një regurgitalit – ose, për ta thënë thjesht, të vjella të fosilizuar. Disa nga kockat e pterosaurit ishin të çara dhe të thyera, duke sugjeruar se grabitqari i kishte përtypur ato. Megjithatë, nuk duket se e ka mbajtur vaktin për një kohë të gjatë.

“Bazuar në rregullimin hapësinor të mbetjeve, ka të ngjarë që grabitqari të ketë konsumuar së pari pterosaurët, pastaj peshqit dhe më pas të ketë ripërtypur një pjesë të masës së gëlltitur, ndoshta në përgjigje të shqetësimit mekanik ose bllokimit të shkaktuar nga elementët skeletorë të pterosaurit”, shkruajnë studiuesit në punimin e tyre.

Ky zbulim magjepsës gjithashtu ofron një pamje të rrallë të ndërveprimeve midis të paktën tre specieve të ndryshme që dikur ndanin të njëjtin ekosistem. Hulumtimi u botua në revistën Scientific Reports.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

inside story thembra e akilit si po shfrytezohen raportet mjeko ligjore per zbutjen e akuzave dhe lirimin e krimineleve 691e39a3af123
Lajmi i mëparshëm

Inside Story/ “Thembra e Akilit”, si po shfrytëzohen raportet mjeko-ligjore për zbutjen e akuzave dhe lirimin e kriminelëve

shefi i airbus ben thirrje per arme berthamore taktike te perbashketa evropiane 691e3a136b824
Lajmi i radhës

Shefi i Airbus bën thirrje për armë bërthamore taktike të përbashkëta evropiane

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë