nje shqiptar titullar ne ndeshjen dramatike ne madrid atletico mezi fiton 68d464f71304e

Një shqiptar titullar në ndeshjen dramatike në Madrid! Atletico mezi fiton

September 24, 2025
1 minut lexim

Atletico Madridi mezi ka shënuar fitore para shikuesve të vet në derbin e skuadrave të Madridit.

Skuadra e Atleticos ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Rayo Vallecanos, në ndeshjen e javës së 6-të të Kampionatit të Spanjës.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, u paraqit nga minuta e parë për Vallecanon, duke treguar shpirt luftarak ndaj Atleticos, por minutat e fundit ishin të kobshme për ta.

Balliu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 54-të.

Futbollisti Julian Alvarez shënoi het-trik dhe është trim i fitores së Atleticos.

Për Atleticon shënoi Alvarez (15′, 80′ e 88’) dhe për Vallecanon Chavarria (45+1′) e Garcia (78′).

Atletico ngritet në vend të 8-të me 9 pikë e Vallecano është në të 14-tin me 5 sosh.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spiropali bashkimi evropian duhet tia heqe sanksionet kosoves 68d464951e115
Lajmi i mëparshëm

Spiropali: Bashkimi Evropian duhet t’ia heqë sanksionet Kosovës

dy vjetori i banjskes kamberi tregon se si u komentua ne serbi sulmi terrorist 68d465004c888
Lajmi i radhës

Dy vjetori i Banjskës- Kamberi tregon se si u komentua në Serbi sulmi terrorist

Të fundit nga

ShkoLartë