nje serb dyshohet se eshte plagosur dhe rrembyer nga xhandarmeria serbe ne veri 6908cca0df189

Një serb dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në veri

November 3, 2025
1 minut lexim

Një serb është plagisur dhe pastaj është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në veri.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Me datën 01.11.2025, Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës, (i nacionalitetit serb), dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe.

Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës (siç quhet pika zero -0-), në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka ndërmarrë veprimet e saja hetimore, duke intervistuar dëshmitarë të rastit, përmes të cilëve janë siguruar informacione se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante dhe me organet e drejtësisë, ku në konsultim me prokuroren kompetente të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, është iniciuar rasti.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit, duke bashkëpunuar me të gjitha institucionet e sigurisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vdes kampioni olimpik me i vjeter ne bote 6908cc936e137
Lajmi i mëparshëm

​Vdes kampioni olimpik më i vjetër në botë

zbulohet marreveshja e koalicionit te djathte per 11 majin ja sa leke kane shpenzuar pd dhe aleatet ne fushate 6908cd4520135
Lajmi i radhës

Zbulohet marrëveshja e koalicionit të djathtë për 11 majin, ja sa lekë kanë shpenzuar PD dhe aleatët në fushatë

Të fundit nga

“Nuk heq dorë nga bashkëpunimi me Trump”

Kancelari Merz ka konfirmuar se SHBA-të, për momentin, nuk do të stacionojnë raketa të tipit “Tomahawk” në Gjermani. Sipas Merz kjo nuk ka lidhje me kritikat e tij ndaj Trumpit. Kancelari gjerman
ShkoLartë