nje realitet i ri me nje president te ri amerikanet jane ne prag te heqjes se adblue 68a08ad3776e8

Një realitet i ri me një president të ri – amerikanët janë në prag të heqjes së ADBlue!

August 16, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Lee Zeldin si kreun e Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA).

Gjatë një konference së fundmi në Iowa, Zeldin bëri një deklaratë që la shumë të pranishëm pa fjalë.

Ai synon të heqë të gjitha sanksionet ndaj pronarëve të automjeteve që vozisin me rezervuarin e AdBlue të zbrazur ose që kanë manipuluar softuerin e sistemit në mënyrë që mungesa e lëngut AdBlue të mos njihet si gabim.

“Masat e tilla janë të panevojshme dhe të papranueshme”, tha Lee Zeldin.

Sipas ligjeve aktuale amerikane, motori i një automjeti me naftë ndalon nëse rezervuari i AdBlue është bosh. Prodhuesit e automjeteve duhet të instalojnë një sistem që ul fuqinë e motorit sapo AdBlue të ketë mbaruar.

Me këtë propozim të ri, automjetet me naftë do të mund të qarkullojnë për katër javë me rezervuarin bosh pa asnjë problem. Për shembull, kamionët e mëdhenj mund të përshkojnë deri në 2,300 km me rezervuarin bosh pa ndonjë pengesë.

Derisa deri tani shumë servise ofronin mundësinë që drejtuesit të çaktivizonin ilegalisht përdorimin e AdBlue-s dhe të programonin kompjuterin e makinës që të mos tregonte kodet e gabimeve, me këtë propozim fuqia e automjetit nuk do të ndryshojë.

Lëngu AdBlue përdoret për të zvogëluar emetimet e gazrave të dëmshëm nga automjetet, veçanërisht oksidet e azotit, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horror ne durres 32 vjecari i dehur tenton te vrase komshiun pas sherrit mori makinen 68a08ad016985
Lajmi i mëparshëm

Horror në Durrës! 32-vjeçari i dehur tenton të vrasë komshiun, pas sherrit mori makinën…

mediumi amerikan zbuloi detaje nga telefonata mes trumpit zelenskyt dhe lidereve evropiane 68a08b4631a72
Lajmi i radhës

Mediumi amerikan zbuloi detaje nga telefonata mes Trumpit, Zelenskyt dhe liderëve evropianë

Të fundit nga

ShkoLartë