Një problem i rrallë nuk lejon përdoruesit e Windows 11-ës të instalojnë përditësime sigurie

December 30, 2024
1 minut lexim

Microsoft paralajmëroi përdoruesit se disa instalues të krijuar manualisht të Windows 11-ës përmbajnë disa probleme ku instalimet e reja mund të mos marrin përditësimet e ardhshme të sigurisë.

Instaluesit USB dhe CD krijuar me përditësimet e Tetorit dhe Nëntorit janë prekur nga ky problem dhe përdoren kryesisht nga bizneset ose institucionet arsimore apo entuziastët.

Kompjuterët të cilët kanë marrë përditësimet e Tetorit dhe Nëntorit përmes Windows Update nuk preken.

Për të adresuar këtë problem duhen rikrijuar instaluesit e Windows 11-ës me përditësimet e Dhjetorit të përfshira dhe të instalohet Windows 11 nga e para.

Microsoft ndërkohë tha se po punon për të gjetur një zgjidhje. Bleeping Computer raportoi se Windows 11 24H2 kishte edhe probleme të tjera kryesisht me audion apo me lançimin e Outlook me Google Workspace Sync të vjetër. Probleme ka edhe me disa lojëra Ubisoft të cilat po marrin rregullimet e nevojshme. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbulohet se çka kisht bërë Liam Payne në momentet e fundit të jetës së tij, pesë persona u akuzuan për vdekjen

Story i radhës

Siguria në komunikacion, respektoni rregullat, festoni në siguri

Të fundit nga

ShkoLartë