nje muaj paraburgim te dyshuarit per plagosje te dy personave ne mitrovice 6aaee732e601b

​Një muaj paraburgim të dyshuarit për plagosje të dy personave në Mitrovicë

September 19, 2026
1 minut lexim

Një muaj paraburgim i është caktuar G.F., i dyshuar për tentativë vrasjeje të rëndë, pas përleshjes mbrëmjen e së premtes në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, ku dy persona mbetën të lënduar.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj G.F., e cila do të zgjasë nga 18 shtatori deri më 18 tetor 2026.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se G.F. ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë dhe atë të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 21:44 në sheshin “Mehë Uka”, ku dy persona të moshës madhore kishin pësuar lëndime dhe ishin dërguar për tretman mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, kishte konfirmuar për KosovaPress se, sipas informatave të para, dyshohej që lëndimet ishin shkaktuar me një mjet të mprehtë.

“Dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar”, kishte thënë Zahiti.

Ndërkaq, nga Spitali i Mitrovicës kishin konfirmuar për KosovaPress se dy të lënduarit janë vëllezër. Njëri është i lindur në vitin 1995, ndërsa tjetri në vitin 2000.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be ja do te ndaloje rrjetet sociale per femijet nen 13 vjec a do te vendose edhe maqedonia masa te tilla 6aaed0b00fae6
Lajmi i mëparshëm

BE-ja do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 13 vjeç! A do të vendosë edhe Maqedonia masa të tilla?

ju erdhi fundi revolta kunder kryeministrit mesazhi i qytetareve arrestoni ramen 6aaee7b583fd0
Lajmi i radhës

“Ju erdhi fundi”, revolta kundër kryeministrit, mesazhi i qytetarëve: Arrestoni Ramën

Të fundit nga

ShkoLartë