be ja do te ndaloje rrjetet sociale per femijet nen 13 vjec a do te vendose edhe maqedonia masa te tilla 6aaed0b00fae6

BE-ja do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 13 vjeç! A do të vendosë edhe Maqedonia masa të tilla?

September 19, 2026
min lexim
fmi

Ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët e mitur është vendimi që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e prezantoi gjatë fjalimit të këtij viti në Parlamentin Evropian, ku mori mbështetje të madhe nga eurodeputetët.
Ajo tha se marrëdhënia e të rinjve me rrjetet sociale është shndërruar në një problem serioz. Fëmijët kalojnë nga 4 deri në 6 orë në ditë para ekraneve, duke humbur kështu fëmijërinë e tyre.
“Ajo që u nevojitet fëmijëve është kohë që të rriten dhe të zhvillohen, të bisedojnë, të përdorin imagjinatën e tyre dhe të formojnë mendimin e tyre. Por kur kanë një telefon të mençur, e gjithë kjo ndalon”, theksoi von der Leyen.

“Nuk do të ketë rrjete sociale nën moshën 13-vjeçare. Nuk do të ketë llogari personale nën moshën 15-vjeçare. Kjo do të thotë se nga mosha 13 deri në 15 vjeç do të lejohen vetëm llogari të kufizuara, të krijuara dhe të mbikëqyrura nga prindërit ose kujdestarët, me përmbajtje të kufizuar dhe kufizim të kohës në një orë në ditë. Ne nuk mund të pranojmë përmbajtje që krijojnë varësi. Nuk mund të pranojmë që fëmijët të tërhiqen drejt përmbajtjeve gjithnjë e më ekstreme”, tha Ursula von der Leyen

A po shqyrtohet mundësia që një masë e tillë të vendoset edhe në vendin tonë, për momentin nuk ka një njoftim të tillë. Megjithatë, një numër i madh ekspertësh thonë se koha e kaluar para ekraneve, në vend të shoqërimit me bashkëmoshatarët apo mësimit, ndikon ndjeshëm në zhvillimin psikologjik të fëmijëve, në përqendrimin e tyre dhe në rritjen e agresivitetit.

Sociologu Ilija Aceski konsideron se një masë e tillë duhet të zbatohet edhe në vendin tonë.
“Përdorimi i rrjeteve përmes telefonave celularë është reflektuar veçanërisht negativisht te ajo popullatë e re nga 10 deri në 15 vjeç, sa i përket arsimimit, shprehjes gjuhësore, sjelljes dhe socializimit. Prandaj, një masë e tillë duhet të zbatohet edhe në Maqedoni, që fëmijëve deri në moshën 12-13 vjeç t’u ndalohet përdorimi i tyre ose përdorimi i telefonave celularë të jetë nën kontrollin e prindërve”, tha Aceski.

Aceski thekson se kjo do të ndihmonte shumë, pasi sipas hulumtimeve të fundit, fëmijët kalojnë rreth 5 deri në 6 orë në ditë në telefonat celularë. Por a kanë përgjegjësi për këtë edhe vetë prindërit, të cilët për t’i qetësuar fëmijët e tyre u japin telefonat?

“Prindi, për t’u çliruar disi nga shqetësimet, të paktën në disa momente, kur për shembull është i angazhuar me disa probleme të veta, thjesht e përdor këtë qasje. ‘Jepi telefonin’ ose ‘ule para televizorit’, që për një, dy apo tre orë të mos kërkojë asgjë nga ju. Dhe këtu përgjegjësia e prindërve është shumë e madhe. Ata duhet të pyesin veten se kjo është jashtëzakonisht negative për zhvillimin e fëmijës së tyre”, tha Aceski

Gjithnjë e më shumë vende tashmë po vendosin ndalime për përdorimin e telefonave celularë nga fëmijët, kryesisht në shkolla, si Holanda, Italia, Greqia, Franca dhe vende të tjera.

Disa vende kanë shkuar edhe një hap më tej, duke vendosur kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale. Australia ishte e para që vendosi një ndalim të tillë për fëmijët deri në moshën 16-vjeçare, ndërsa masa të ngjashme janë zbatuar edhe në Portugali dhe Spanjë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

beqiri publikon pamjet nga fillimi i punimeve ne rrugen 11 ne haracine 6aaecf6331a45
Lajmi i mëparshëm

Beqiri publikon pamjet nga fillimi i punimeve në rrugën 11 në Haraçinë

Të fundit nga

Dy trashëgimitë e Hashim Thaçit

Hashim Thaçi hyri në historinë e Kosovës si një nga figurat kryesore të luftës, negociatave dhe shpalljes së pavarësisë. Tash, asaj historie i është shtuar edhe një dënim me 25 vjet burgim
ShkoLartë