nje ide gjeniale veprimi i joan garcias eshte bere viral ne gjithe boten 695a3534dbfea

Një ide gjeniale, veprimi i Joan Garcias është bërë viral në gjithë botën

January 4, 2026
1 minut lexim

Kampionët aktualë të Spanjës, Barcelona, e nisën vitin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, duke vazhduar serinë e fitoreve në La Liga.

Mbrëmë, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick mposhti Espanyolin me rezultat 2:0 në derbin e madh katalanas, duke regjistruar fitoren e nëntë radhazi në kampionat.

Megjithëse golat u shënuan nga Dani Olmo dhe Robert Lewandowski, çmimi i lojtarit të ndeshjes i takoi me plot meritë portierit të Barcelonës, Joan Garcia.

Portieri i ri, i cili u transferua pikërisht nga Espanyol te Barcelona gjatë kësaj vere, u prit me armiqësi nga tifozët vendas, të cilët e fishkëllen dhe e fyen gjatë gjithë ndeshjes.

Megjithatë, kjo nuk e shqetësoi Garcian, përkundrazi, i dha motivim shtesë për të zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme, duke ndalur pothuajse çdo tentativë të kundërshtarit.

Një ndërhyrje e tij bie veçanërisht në sy dhe ndodhi në minutën e 20-të të takimit. Espanyol krijoi një rast të mirë përmes Fernandez, gjuajtja e të cilit u prit fillimisht nga Garcia. Topi u rikthye te një lojtar tjetër i Espanyolit, i cili ndodhej në pozicion ideal për të shënuar.

Në atë moment, portieri i Barcelonës mori një vendim brilant. Duke parë se bashkëlojtari i tij Gerard Martin ishte larg dhe rrezikonte të mos arrinte të ndërhynte, Garcia e shtyu lehtë atë drejt zonës dhe u hodh për të ngushtuar këndin, duke i reduktuar hapësirën kundërshtarit për gjuajtje.

Vendimi rezultoi vendimtar, pasi Martin arriti të bllokojë goditjen, duke shmangur një gol të sigurt dhe duke konfirmuar inteligjencën dhe qetësinë e portierit katalanas në momentet kyçe.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tubimi i thirrur nga shqiperia behet policia publikon planin e masave ja akset ku do te bllokohet qarkullimi 695a34d590763
Lajmi i mëparshëm

Tubimi i thirrur nga “Shqipëria Bëhet”, Policia publikon planin e masave, ja akset ku do të bllokohet qarkullimi

a ka vertet nje planet te nente astronomet gjejne prova te reja 695a36107be97
Lajmi i radhës

A ka vërtet një planet të nëntë? Astronomët gjejnë prova të reja

Të fundit nga

ShkoLartë