nje i vdekur dhe tre te lenduar ne nje aksident ne rrugen kumanove kriva pallanke 6992f2c20b963

Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë

February 16, 2026
1 minut lexim

Një person ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi në autostradën Kumanovë-Kriva Palankë, në vendin e quajtur “Smilçinci”.

Nga SPB Kumanovë njoftojnë se automjeti “Volkswagen Golf” i drejtuar nga S.T. (25) nga fshati Nerav, Kriva Palankë, ka goditur një qen endacak, pas së cilës ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur ballë për ballë me një automjet “BMW” të drejtuar nga F.J. (27) nga fshati Dllaboçicë.

“Në aksident, lëndime të rënda kanë marrë të dy shoferët dhe pasagjerët e automjetit “BMW”, A.S. (20) dhe S.J. (53), të dy nga Kriva Palanka dhe janë pranuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ndërsa shoferi S.T. ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, informojnë nga SPB Kumanovë.

Gjithashtu thonë se inspektim është kryer nga një ekip inspektimi nga SPB e Kumanovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

evakuohen 180 persona ne kercove vershime te medha ne maqedonine perendimore 6992ec611c146
Lajmi i mëparshëm

Evakuohen 180 persona në Kërçovë – vërshime të mëdha në Maqedoninë Perëndimore

nena e beatrix ramosaj fiton betejen shendetesore 6992f4f4c67d6
Lajmi i radhës

Nëna e Beatrix Ramosaj fiton betejën shëndetësore

Të fundit nga

ShkoLartë