Steaua e Bukureshtit shpresën e fundit për të mbetur në garë e ka në Zagreb të Kroacisë, në përballjen ndaj Dinamos.
Skuadra rumune ka nevojë patjetër për fitore, pasi çdo rezultat tjetër do të thotë eliminim.
Në prag të këtij dueli vendimtar, sërish në qendër të vëmendjes është Gigi Becali.
Pronari i Steauas njihet për deklarata kontraverse dhe shpesh provokuese.
Ai kishte bërë bujë edhe gjatë verës së kaluar, kur kishte provokuar kampionin e Kosovës, Dritën e Gjilanit.
Tani, me Steauan nën presion maksimal, “çmenduria” e Becalit rikthehet sërish në skenë.
“Këtë vit do të jem i lumtur nëse kualifikohemi për Europa Leagues. Dhe do të jem i lumtur. Nëse Kosova na eliminon, atëherë edhe ne do ta lëmë futbollin. Kështu duhet të jetë.
Nuk mendoj se ka ekipe më të dobëta se këto. Nuk mendoj se ka një ekip më të dobët se ky”, kishte thënë Becali për televizionin “Digi Sport”
Becali ka telashe tjera para sfidës së radhës në Europa League që luhet të enjten në orën 21.00 në “Maksimir” me Dinamon e Zagrebit.
Disfata e parë e Steaua-s në vitin e ri, një humbje 1:0 jashtë fushe në Argeş, shkaktoi një reagim të ashpër nga pronari i klubit, Giugi Becali.
67-vjeçari kontravers menjëherë pas ndeshjes iu bashkua një programi televiziv të drejtpërdrejtë dhe pa hezitim kritikoi lojtarët e tij, gjë që kulmoi me njoftimin se ai do të tërhiqej nga sytë e publikut nëse ekipi nuk kualifikohej për play-off.
“Nuk mund të flas më tani, derisa të arrijmë në fazën eliminatore.
Nëse nuk arrijmë në fazën eliminatore, ju premtoj se nuk do të flas më, bota do të më heqë qafe.
Ka disa që nuk më durojnë dot. Unë dal në televizion nga mirësjellja që të mos ju refuzoj, por është koha të largohem nga televizioni, rezultatet e ekipit nuk janë në favorin tim”, tha Becali.
Burimi: botasot.info


