nje dite e shkelqyeshme per klubin e xhudos ippon ne brno 68e15bb408ddf

Një ditë e shkëlqyeshme për klubin e xhudos Ippon në Brno 

October 4, 2025
1 minut lexim

Xhudistet e Ipponit të Pejës sot treguan formë të lartë në Brno.

Edhe një tregues tjetër se xhudo është kryefjala e sportit të Kosovës duke iu falënderuar trajnerin të madh Driton Kuka. 

“Një ditë e shkëlqyeshme për klubin e xhudos Ippon sot në Brno të Çekisë!

Tri vajza të reja mosha U15 sot prezantuan klubin, federatën e mbarë Kosovën në garën e vetme zyrtare për grupmosha të reja që organizon Federata Evropiane e Xhudos!

Gara e shpresave Evropiane të xhudos që u njoftua me tri vajza të reja që janë nisur drejt sukseseve nga grupi i fëmijëve që u kalitën afër Majlindes si trenere!

Teuta Marku 40 kg
Norgena Berisha 44 kg
Ermira Zabelaj 48 kg

Sot luftuan me zemër dhe të trijat performuan mirë dhe premtuan që po rriten si sportiste dita ditës!

Në Brno me garueset ishte Fiona si ndihmëse e Majlindes, meqenëse Majlinda Kelmendi për tri ditë do të jetë

trajnere i të gjithë fëmijëve të Evropës në Kampin në Brno!

Teuta e artë
Ermira e bronztë
Norgena sot mbeti për mungesë fati pa medalje!

Dy fjalë për prindërit e Teutës e në veçanti gjyshin e saj që zgjohet në ora 5 për ta sjell Teutën për stërvitje në ora 6 të mëngjesit e pastaj prapë në mbrëmje nga Klina njëjti udhëtim!

Ju lumtë ju por edhe  prindërve tjerë që me përkushtim po përcjellni programin e punës së ekipit tonë!

Pos suksesit në sport po ndërtojmë  fëmijë që mbi supe do e mbajnë të ardhmen e 🇽🇰 dhe Kombit tonë”, ka shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjodhen te garojne me kandidat nga shoqeria civile dash sula per 9 nentorin lidershipi i pd po bojkoton zgjedhjet 68e15b551f2f0
Lajmi i mëparshëm

“Zgjodhën të garojnë me kandidat nga shoqëria civile”, Dash Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

aktakuzat ne mungese per krime lufte droje se do te kthehen ne praktike per psrk ne 68e15bc1518a9
Lajmi i radhës

Aktakuzat në mungesë për krime lufte, drojë se do të kthehen në praktikë për PSRK-në

Të fundit nga

ShkoLartë