nje alpinist polak i pari ne bote qe zbret me ski everestin pa oksigjen 68d7b0c1a6629

Një alpinist polak i pari në botë që zbret me ski Everestin pa oksigjen

September 27, 2025
1 minut lexim

Alpinisti polak, Andrzej Bargiel bëri një zbritje  Everesti me ski, por pa përdorur oksigjen duke u bërë personi i parë në botë që arrin një sukses të tillë, njoftoi ekipi dhe organizatori i ekspeditës së tij.

Pasi arriti majën më të lartë në botë pa maskë oksigjeni, në 8 848 metra, ai nisi zbritjen me ski në shpatet me dëborë.

Everesti është zbritur me ski shumë herë, por asnjëherë plotësisht dhe pa ndihmën e bombolave të oksigjenit, ashtu sic ia doli alpinisti 37-vjecar.

Chhang Dawa, sherpa i Seven Summit Treks, organizatori i kësaj ekspedite, shpjegoi se alpinisti polak bëri ski deri në Kampin 2, ku kaloi një natë, para se të vazhdonte zbritjen e tij në kampin e bazës, të nesërmen.

”Ishte ekstremisht e vështirë dhe asnjë person nuk e kishte bërë më parë dhe sidomos pa ndihmën e oksigjenit”, theksoi Chhang Dawa.

Reshjet e dendura të dëborës e detyruan të kalonte 16 orë në zonën e vdekjes, e ndodhur mbi 8 000 metra.

Kjo zonë quhet e tillë sepse ajri përmban vetëm 30% të oksigjenit që ndodhet në nivelin e detit, e cila mund të çojë në lodhje ekstreme dhe në vdekje brenda disa orëve.

Pas kthimit në bazë, Bargiel u prit me një khada, shall tradicional budist.

”Qielli është limiti? Jo për polakët! Andrzej Bargiel bëri ski në malin Everest”, deklaroi në X kryeministri polak, Donald Tusk.

”Ai hyri në histori dhe kjo përbën një hap vendimtar për alpinizmin me ski”, shtoi ekipi i tij në një njoftim për shtyp.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ambasada e shba ne tirane njofton aplikantet per vize kujdes me barkodin e formularit ds 160 perndryshe takimi anulohet 68d7b058d5bc9
Lajmi i mëparshëm

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton aplikantët për vizë: Kujdes me barkodin e formularit DS-160, përndryshe takimi anulohet

operacion bastisjeje ne dubrave publikohen pamjet 68d7b0c3bde74
Lajmi i radhës

Operacion bastisjeje në Dubravë, publikohen pamjet

Të fundit nga

ShkoLartë