nis pranimi i mbeturinave nga qytetaret ne kater deponi sanitare pacolli nuk ka me justifikim per hedhjen e tyre ne natyre 6a407d9650ff2

Nis pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare, Pacolli: Nuk ka më justifikim për hedhjen e tyre në natyrë

June 28, 2026
1 minut lexim

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponitë sanitare të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK).

Sipas saj, qytetarët tashmë mund t’i dërgojnë mbeturinat në deponitë sanitare të Mirashit, Landovicës, Velekincës dhe Dumnicës, duke pasur në dispozicion një hapësirë të ligjshme dhe të sigurt për depozitimin e tyre.

Pacolli bëri të ditur se deponitë do të jenë të hapura çdo të shtunë, nga ora 08:00 deri në 16:00, për pranimin e mbeturinave nga qytetarët.

Ministrja theksoi se me këtë shërbim nuk duhet të ketë më arsye apo justifikim për hedhjen e mbeturinave në natyrë ose në deponi ilegale.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi, duke theksuar se përgjegjësia për një Kosovë më të pastër dhe më të gjelbër është e përbashkët.

“Të gjithë kemi për detyrë që ambientin ta ruajmë e Kosovën tonë ta bëjmë të pastër e të gjelbër”, ka shkruar Pacolli në njoftimin e saj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

maqedoni deri me 10 shtator mund te aplikohet per cmimin shteteror 13 nentori 6a404ffaa91fa
Lajmi i mëparshëm

Maqedoni, deri më 10 shtator mund të aplikohet për çmimin shtetëror ”13 Nëntori”

dita e 28 te e tubimit qytetaret marshojne ne rruget e tiranes protestuesi do te krijojme kuvend kombetar 500 kandidate potenciale 6a407e0f9dabe
Lajmi i radhës

Dita e 28-të e tubimit, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, protestuesi: Do të krijojmë Kuvend Kombëtar, 500 kandidatë potencialë

Të fundit nga

ShkoLartë