nis ndertimi i rruges qe lidh fshatrat e mitrovices tahiri do te rikthehet gjalleria ne kollovert 68c0520e97733

Nis ndërtimi i rrugës që lidh fshatrat e Mitrovicës, Tahiri: Do të rikthehet gjallëria në Kollovërt

September 9, 2025
1 minut lexim

Kollovërt, një nga fshatrat me potencial turistik të komunës së Mitrovicës, po bëhet gati të mirëpresë qytetarët që planifikojnë të kthehen për të jetuar aty.

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar banorët e asaj ane.

Gjatë një bashkëbisedimi të sinqertë me banorët, Tahiri theksoi se projekti i rrugës së premtuar – që do të lidhë fshatrat e kësaj ane – është duke u bërë realitet.

“Një bashkëbisedë e sinqertë në Kollovërt, me qytetarë që planifikojnë të kthehen për të jetuar në këtë fshat turistik të komunës sonë. Toka dhe kujtimet janë aty. Tash edhe infrastruktura po bëhet gati”, ka shtuar Tahiri.

Në profilin e tij në Facebook, Arian Tahiri ka shkruar se në Kollovërt do të rikthehet gjallëria dhe do të hapen mundësi të reja për bujqësi, turizëm dhe jetë të qëndrueshme.

Postimi i plotë:

Një bashkëbisedë e sinqertë në Kollovërt, me qytetarë që planifikojnë të kthehen për të jetuar në këtë fshat turistik të komunës sonë.

Toka dhe kujtimet janë aty. Tash edhe infrastruktura po bëhet gati.

Rruga që e premtuam për t’i lidhur fshatrat e kësaj ane të Mitrovicës po bëhet realitet.

Në Kollovërt do të rikthehet gjallëria dhe do të hapen mundësi të reja për bujqësi, turizëm dhe jetë të qëndrueshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

urimi per ditelindjen e epstein trump shmang pyetjet per letren ceshtje e vdekur ia kam lene stafit 68c04ce565ed1
Lajmi i mëparshëm

Urimi për ditëlindjen e Epstein/ Trump shmang pyetjet për letrën: Çështje e ‘vdekur’, ia kam lënë stafit

amanda holden shijon fundin e veres mes relaksit dhe festave me miq te famshem 68c05333730b4
Lajmi i radhës

Amanda Holden shijon fundin e verës mes relaksit dhe festave me miq të famshëm

Të fundit nga

ShkoLartë