Rikonstruksioni i rrugës “Lazar Trpovski” ka nisur, duke u vlerësuar si një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës urbane dhe rritjes së sigurisë në Shkup. Projekti synon modernizimin e një prej akseve të rëndësishme në komunën e Çair, me standarde të reja infrastrukturore dhe zgjidhje funksionale për qytetarët.
Këshilltari theksoi se investimi përfshin asfalt të ri, rregullimin e trotuareve, ndërtimin e shtigjeve për biçikleta, krijimin e hapësirave të parkimit dhe instalimin e ndriçimit modern. Sipas tij, këto ndërhyrje do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës urbane.
“Filloi rikonstruksioni i rrugës ‘Lazar Trpovski’ – një hap konkret drejt një Shkupi më të sigurt dhe më funksional”, thuhet në njoftim.
Ai shtoi se projekti sjell standarde të reja infrastrukturore për zonën.
“Ky investim është në dobi për sigurinë e qytetarëve, në rend dhe në dinjitet urban”.
Në deklaratë theksohet gjithashtu se përfaqësuesit në Këshill do të vazhdojnë të mbështesin projekte që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët.
“Si Këshill, do të vazhdojmë të qëndrojmë pas projekteve që sjellin zgjidhje reale dhe rezultate të prekshme për qytetin tonë”, ka shkruajtur Berisha në Facebook.
Në fund, u theksua vizioni për zhvillimin e mëtejshëm të kryeqytetit: “Shkupi meriton më shumë – dhe ne po punojmë që kjo të bëhet realitet.”
Burimi: alfax.mk


