nis menjehere lufta mes mamdanit dhe donald trump kryebashkiaku i ri i nju jorkut ben gati 200 avokate kunder presidentit amerikan 690c6f86e4a65

Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan

November 6, 2025
1 minut lexim

Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka paralajmëruar masa të menjëhershme për të mbrojtur qytetin nga politikat e mundshme të administratës së Donald Trump.

Në një intervistë për The New York Times, Mamdani tha se po punon për ngritjen e një strukture të gjerë ligjore me rreth 200 avokatë, të gatshëm për të mbrojtur interesat e qytetit në gjykatë.

Reagimi i tij vjen pasi Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur Mamdanin një “komunist antisemit”, duke shtuar se “njerëzit do të fillojnë të largohen nga Nju Jorku, ata do të ikin nga regjimi komunist.”

Ndërkohë, në nivel kombëtar, “mbyllja më e gjatë në histori” e institucioneve federale ka hyrë në ditën e saj të 37-të, duke kaluar rekordin e viteve 2018–2019. Trump u ka thënë senatorëve republikanë në Shtëpinë e Bardhë se “ata janë bombardues vetëvrasës, po e shkatërrojnë vendin.”


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shutdown bllokada rekord paralizon qeverine amerikane 690c6dd500e45
Lajmi i mëparshëm

Shutdown: Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

cfare nenkupton kercenimi i trumpit per testimet globale berthamore 690c73c338c35
Lajmi i radhës

Çfarë nënkupton kërcënimi i Trumpit për testimet globale bërthamore

Të fundit nga

ShkoLartë