Mbi 6 milionë euro janë duke u investuar në zhvillimin infrastrukturor të Komunës së Kërçovës përmes programeve të ndryshme qeveritare, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Gjatë vizitës në Kërçovë, së bashku me kryetarin e komunës, Aleksandar Jovanovski, ai inspektoi punimet për rikonstruksionin e rrugës „Rudniçka“, projekt me vlerë rreth 30 milionë denarë.
Punimet në fazën e dytë kanë nisur më 15 tetor dhe pritet të përfundojnë brenda gjashtë muajve.
Nikolloski paralajmëroi vazhdimin e investimeve, duke veçuar edhe ndërtimin e autostradave Ohër–Kërçovë dhe Kërçovë–Bukojçan.
Ai tha se Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për realizimin e projekteve të reja infrastrukturore në Kërçovë.
Burimi: lajmpress.org



