ngrin amerika digjet australia temperatura arrijne rekordin 48 grade celsius 6978c707d035a

Ngrin Amerika, digjet Australia/ Temperatura arrijnë rekordin 48 gradë celsius

January 27, 2026
1 minut lexim

Një valë e fortë të nxehti me temperatura rekord të larta në Australinë juglindore ka shkaktuar zjarre në shkurre, ka detyruar qindra banorë në zonat rurale të largohen nga shtëpitë e tyre dhe Melburni regjistroi ditën e tij më të nxehtë në pothuajse 17 vjet.



Temperaturat në disa pjesë të Melburnit, kryeqytetit të shtetit të dytë më të populluar të Australisë, Viktorias, tejkaluan 45 gradë Celsius.

australia ne flake

Qytetet në rajonin e Malit, në pjesën veriperëndimore të shtetit të Viktorias, regjistruan temperatura që arritën në 48.9 gradë Celsius, duke thyer rekordin në atë shtet, sipas të dhënave paraprake nga Byroja Australiane e Meteorologjisë.

Vala e të nxehtit, më intensivja që nga “E shtuna e zezë” në vitin 2009, kur zjarret në shkurre vranë 173 persona në Victoria, e ka rritur nivelin e rrezikut nga zjarri në disa pjesë të shtetit në ekstrem.

australiaa

Shumë komunitete ende po rimëkëmben nga zjarret e përhapura në shkurre në fillim të këtij muaji, të shkaktuara gjithashtu nga një valë e fortë nxehtësie.

Shërbimet e emergjencës kanë trokitur në dyert e rreth 1,100 shtëpive dhe kanë dërguar mesazhe me tekst në rreth 10,000 telefona duke i nxitur banorët të largohen nga zona.

zjarr ne australii

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

operatoret e autobuseve do te protestojne se bashku me transportuesit e mallrave ne maqedoni 6978c6a0d9e54
Lajmi i mëparshëm

Operatorët e autobusëve do të protestojnë së bashku me transportuesit e mallrave në Maqedoni

per shkak te testimit te kamerave nga qyteti i sigurt eshte mbyllur ne njerin drejtim nje pjese e autostrades kercove oher 6978c74c34a02
Lajmi i radhës

Për shkak të testimit të kamerave nga “Qyteti i sigurt” është mbyllur në njërin drejtim një pjesë e autostradës Kërçovë – Ohër

Të fundit nga

ShkoLartë