ngrehja zvarre e deputetit rexhepi reagon vetevendosje 6ac3c6f2d9c8e

Ngrehja zvarrë e deputetit Rexhepi, reagon Vetëvendosje

October 5, 2026
min lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është ndaluar nga protestuesit teksa po tentonte të largohej nga objekti i Kuvendit të Kosovës.

Protestuesit e kanë kthyer sërish brenda Kuvendit, duke bërë të qartë se nuk do të lejojnë largimin e deputetëve pa u votuar Ligji për Dhomat e Specializuara.

E pas kësaj ka reaguar shefja e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes Arbërie Nagavci. Nagavci ka thënë se është e papranueshme dhe e turpshme sjellja e proetstuesve ndaj deputetit të VV-së.

“Askush nuk fiton të drejtën të ushtrojë dhunë duke u thirrur në emër të UÇK-së, aq më pak ndaj një njeriu, familja e të cilit ka paguar me gjak çmimin e lirisë së Kosovës”, ka thënë Nagavci..

Reagimi i plotë i Nagavci:

E papranueshme dhe e turpshme sjellja e sotme ndaj deputetit të Lëvizjes

VETËVENDOSJE!, Prof. Dr. Fahrush Rexhepi.

Pamjet ku protestuesit e kapin për duarsh dhe e shtyjnë me forcë një deputet të Republikës së Kosovës nuk kanë asgjë të përbashkët me të drejtën demokratike për protestë. Protesta është e drejtë, kritika është e drejtë, kërkesa për llogaridhënie është e drejtë, por askush nuk ka të drejtë të përdorë forcën fizike ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të qytetarëve.

Dhe ironia bëhet edhe më e rëndë kur viktimë e kësaj sjelljeje është Prof. Dr. Fahrush Rexhepi, profesor universitar dhe doktor i shkencave të historisë, sot deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Një njeri që vjen nga një familje e cila lirisë së Kosovës i ka dhënë shumë. Vëllai i tij, Njazi Rexhepi, është Dëshmor i Kombit, pjesëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, i rënë në Betejën e Koshares. Vëllai tjetër, Jonuz Rexhepi, është veteran i luftës dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prandaj, para se dikush ta kapë për krahu, ta shtyjë apo të tentojë ta poshtërojë publikisht Fahrush Rexhepin, le ta dijë mirë se kë ka përballë dhe nga çfarë familjeje vjen.

Askush nuk fiton të drejtën të ushtrojë dhunë duke u thirrur në emër të UÇK-së, aq më pak ndaj një njeriu, familja e të cilit ka paguar me gjak çmimin e lirisë së Kosovës.

Liria për të cilën ranë dëshmorët nuk u fitua që sot, në emër të saj, të kapen me forcë deputetët e Republikës.

Kjo nuk është mbrojtje e vlerave të luftës.

Kjo është cenim i tyre.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nisen pagesat per ndihmat sociale dhe shtesat per femije parate tashme ne dispozicion 6ac3b06f3a11e
Lajmi i mëparshëm

Nisën pagesat për ndihmat sociale dhe shtesat për fëmijë, paratë tashmë në dispozicion

e shoqja akuzohet per zhdukjen e 700 mije eurove nga posta e durresit arrestohet edhe burri i elisabeta matajt u vinte gjobe punonjeseve 6ac3c76fc7239
Lajmi i radhës

E shoqja akuzohet për ‘zhdukjen’ e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit, arrestohet edhe burri i Elisabeta Matajt, u vinte ‘gjobë’ punonjëseve

Të fundit nga

ShkoLartë