Mbahet Java e Ekonomisë Formale dhe Tregtisë së Ndershme, për transparencë, konkurrencë të ndershme dhe zhvillim të qëndrueshëm. (Hotel Courtyard by Marriott, ora 08:30)
Agjencia për Informim dhe Privatësi, mban konferenca për lansimin “Zvogëlimi i barrës administrative nëpërmjet Sistemit të Menaxhimit të Rasteve të Agjencisë për Informim dhe Privatësi”. (Hotel International, Prishtinë, ora 09:00)
Vazhdon Java e Integritetit 2025 (Dita 2) – Parandalimi i Korrupsionit në Prokurimin Publik. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 09:30)
Mbahet ceremonia e inauguruese e Kuvendit të Komunës së Deçanit. (Kuvendi Komunal i Deçanit, ora 10:00)
Mbahet ceremonia inauguruese e kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama, dhe betimi i asambleistëve. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)
INPO publikon raportin “Anulimet – forma më e heshtur e keqpërdorimit në prokurim publik”. Kjo konferencë organizohet në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit 2025, e cila bashkëorganizohet nga INPO, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lëvizja FOL. (Hotel Prishtina, ora 13:00)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit në kuadër të Javës së Integritetit 2025, me temë “Ruajtja e Integritetit të Administratës Publike përmes Pezullimit dhe Ndalimit të Funksioneve për Zyrtarët e Akuzuar për Korrupsion: Sfidat dhe Praktika”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 13:30)
Transformimi i vendeve të punës: Liderët e Sektorit Privat Angazhohen për Politika Miqësore për Familjen”. (Swiss Diamond Hotel, ora 15:00)
Kosovo CSR Network si partner implementues i projektit të UNFPA nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me sektorin privat në kuadër të Fazës II të projektit. (Swiss Diamond Hotel, ora 15:00)
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala organizon diskutimin e nivelit të lartë diplomatik të përcjellur me darkën e bamirësisë Urat e Shpresës. (Swiss Diamond Hotel Prishtina, ora 17:00)
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) Kosovë, së bashku me Zyren e Koordinatorit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDCO) dhe partnerë, organizojnë “Vija që Pikturon Rinia” – Ceremoninë e Çmimeve dhe Ekspozitën e Pikturave, një ngjarje që do të paraqesë kreativitrtin, zërin dhe aktivizmin e të rinjve në luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe pabarazisë gjinore.( Klan Arena, Prishtinë, ora 18:00)
Burimi: botasot.info


