Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencën e parë tradicionale për Investime në Kosovë. (Hotel Brezovica, ora 09:00)
Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës mban Konventën e Industrisë së Drurit, ngjarja qendrore vjetore e sektorit të drurit në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 09:30 – 17:00)
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në vigjilje të 28 Nëntorit. (Ora 11:00)
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës hap ekspozitën për nder të Festës së Flamurit me titull “Koha e shndërrimit Kosova 1968–1981: dokumente dhe dëshmi”.( Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)
Mbahet përurimi i romanit “Kthimi nga përjetësia, i autorit Betim Bregovina. (Biblioteka Hyvzi Sylejmani, Prishtinë, ora 13:00)
Mbahet një prej sesioneve më të rëndësishme të Konferencës ERA 2025, “Gratë që duan Gratë – Prezantimi Kombëtar & Tryezë e Rrugëzimeve”. (Sirius Hotel në Prishtinë, ora 14:00 – 15:15)
Mbahet ceremonia e Çmimeve të Gazetarisë Hulumtuese të BE-së dhe Ceremonia Rajonale e Çmimeve. (Ora 18:00)
Burimi: botasot.info


