ngjarja e rende ne fier babai pranon abuzimin seksual me te bijen e mitur ndodhi vetem nje here zbardhet deshmia e 12 vjecares 6863ac89c3569

Ngjarja e rëndë në Fier/ Babai pranon abuzimin seksual me të bijën e mitur: Ndodhi vetëm një herë! Zbardhet dëshmia e 12-vjeçares

July 1, 2025
1 minut lexim

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier, ku një 36-vjeçar u arrestua pasi u akuzua nga e bija vetëm 12-vjeç, se e kishte përdhunuar.

Burimet policore bëjnë me dije se denoncimi në polici është bëre nga vetë e mitura. Pasi është shoqëruar në komisariat pas njoftimit të fqinjëve, 12- vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj.

Ndërkohë ajo ka thënë gjithashtu se e njëjta gjë ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani, por ka pranuar gjithashtu se ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.

Ndërkohë, babai i saj, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka ndodhur vetëm një herë.

Aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qendrën Rehabilituese për viktimat e dhunës seksuale, në Tiranë, “Lilium”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

grant nga berzh i per strategjine kombetare per mbushjen e automjeteve elektrike dhe infrastrukturen 6863a2ed706f9
Lajmi i mëparshëm

Grant nga BERZH-i për strategjinë kombëtare për mbushjen e automjeteve elektrike dhe infrastrukturën

fillon afati kalimtar 6863acc5f27dc
Lajmi i radhës

Fillon afati kalimtar

Të fundit nga

ShkoLartë