5
Shkup, 1 korrik- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do t’i ndajë shtetit një grant prrj 350 mijë euro të destinuara për ndihmë teknike për përpunimin e Strategjisë kombëtare për mbushjen e automjeteve elektrike dhe infrastrukturës, informon sot Ministria e Transportit.
Marrëveshjen për grantin e kanë nënshkruar zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski dhe Sharlot Ru, drejtor ekzekutiv për Evropën Qendrore dhe Juglindore në BERZH.
Sipas Ministrisë së Transportit, strategjia kombëtare për mbushjen e automjeteve elektrike dhe infrastrukturës, i pari i llojit të tillë në Maqedoni, do të mundësojë qasje strategjike drejt zhvillimit të infrastrukturës rrugore për mbështetje të futjes së automjeteve elektrike në rrjetin rrugor.
Procedura për përzgjedhjen e një konsulenti është në proces dhe pritet të zgjidhet deri në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm. Konsulenti do të ngarkohet me përgatitjen e një strategjie me dy faza për automjetet elektrike dhe një plan veprimi me aktivitete dhe afate prioritare që duhet të miratohen nga Qeveria, përmes Ministrisë së Transportit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Në zhvillimin e strategjisë dhe planit aksionar do të përfshihen ekspertë vendor dhe ndërkombëtar nga fusha e ekspertizës për automjete elektrike, efikasitet energjetik, transport dhe ekologji, njoftoi ministria kompeten
Burimi: zhurnal.mk