ngjarja e dobracit gjkko liron nga arresti shtepiak gjulio vuksanin 692c9cf86a31e

Ngjarja e Dobraçit, GJKKO liron nga “arresti shtëpiak” Gjulio Vuksanin

November 30, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Posaçme ka liruar nga masa e “arrestit në shtëpi” Gjulio Vuksanin, të vetmin person të izoluar nga SPAK, për llogari të hetimit të masakrës së Dobraçit, ngjarjes së 30 tetorit 2024 në Shkodër, ku u vranë 4 persona.

Masa e sigurisë ndaj Vuksanit, i dyshuar si personi që ka vjedhur automjetin “Range Rover” të përdorur nga autorët e krimit, u zbut me kërkesë të vetë të dyshuarit.

Sipas vendimit, gjyqtari i posaçëm, Erion Çela, pranoi kërkesën e Vuksanit për shuarje të masës së sigurisë për shkak të kalimit të kohëzgjatjes së afatit të paraburgimit. Në të njëjtin vendim, Gjykata detyron Vuksanin të paraqitet në SPAK të hënën e parë të çdo muaji.

Gjulio Vuksani u arrestua në nëntor të vitit të shkuar, pas dyshimeve për përfshirje në ngjarjen e njohur si “masakra e Dobraçit”, ku nga një automjet “Range Rover” në lëvizje u shkrehën breshëri plumbash drejt një mjeti “Mercedes” ku udhëtonin Arlind Bushati e Hamza Lici.

Plumbat i morën jetën të dyve, ndërkohë që pas daljes nga kontrolli automjeti i viktimave aksidentoi rëndë motorin ku udhëtonin bashkëshortët Bashkim e Flutura Basha, që po ashtu ndërruan jetë.Ngjarja u hetua në ditët e para nga Prokuroria e Shkodrës, që më pas e kaloi për kompetencë në SPAK, pas dyshimeve se autorët kishin vepruar në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

njerez si ti nuk largohen ata kthehen ne drite blero me mesazh prekes gjate homazheve per shpat kasapin 692c8a52bdd8c
Lajmi i mëparshëm

“Njerëz si ti nuk largohen, ata kthehen në dritë”, Blero me mesazh prekës gjatë homazheve për Shpat Kasapin

alex pereira e nokauton brutalisht partnerin e tij te stervitjes 692c9d53508c4
Lajmi i radhës

Alex Pereira e nokauton brutalisht partnerin e tij të stërvitjes

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë