ngerci i bisedimeve per paqen luhat serish tregjet rritet cmimi i naftes 69f0ee85dac72

Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet, rritet çmimi i naftës

April 28, 2026
1 minut lexim

Çmimi i naftës në bursa vijoi shtrenjtimit duke arritur ne mbi 110 dollarë të martën, mes negociatave të ngecura për paqe midis Uashingtonit dhe Iranit.



Ky i fundit bëhet më dije se i ka bërë një propozim Shteteve të Bashkuara për ti dhënë fund bllokadës në Ngushticën e Hormuzit, por Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë detaje publike mbi ofertën e Teheranit.

Nafta e papërpunuar brent u rrit me më shumë se 2%. Kjo lëvizje më e lartë e çmimit të naftës ka nxitur bastet se bankat qendrore mund të rrisin normat e interesit për të mbajtur nën kontroll inflacionin.

Hera e fundit që nafta brent u tregtua mbi 110 dollarë për fuçi ishte më 7 prill, përpara se njoftimi i presidentit amerikan Donald Trump për një armëpushim të përkohshëm t’i ulte ndjeshëm çmimet.

Bllokimi i nyjës kritike të Ngushticës së Hormuzit e kanë zvogëluar trafikun detar përgjatë dy muajve të fundit duke paralizuar një pjesë të konsiderueshme të furnizimeve botërore me naftë dhe gaz.

Vetëm tetë anije kaluan ngushticën të dielën sipas të dhënave të gjurmimit të monitoruara nga platforma e inteligjencës detare Windward. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillimin, përpara se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të nisin luftën kundër Iranit më 28 shkurt në ngushticë kalonin mesatarisht 129 anije çdo ditë.

Sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë kanë ulur ndjeshëm prodhimin global të naftës dhe sipas ekspertëve do të duhet muaj që të kthehen në normalitet, edhe nëse SHBA dhe Irani arrijnë një marrëveshje për ti dhënë fund luftës.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

veseli mohon akuzat e elmazit kam refuzuar te gjitha ofertat e vlen it si para dhe pas zgjedhjeve 69f0dc9322ba3
Lajmi i mëparshëm

Veseli mohon akuzat e Elmazit: Kam refuzuar të gjitha ofertat e VLEN-it, si para dhe pas zgjedhjeve

komiteti ushtarak i nato s viziton kfor in 69f0ef80b57ab
Lajmi i radhës

Komiteti Ushtarak i NATO-s viziton KFOR-in

Të fundit nga

Ariana Grande rikthehet me albumin e ri

Ariana Grande ka njoftuar zyrtarisht albumin e saj të tetë në studio, të titulluar “petal”, i cili pritet të publikohet më 31 korrik. Albumi i ri vjen si një projekt i bashkë-prodhuar
ShkoLartë