nga toka ne hapesire panelet diellore te nasa s mund te sigurojne energji te qendrueshme per te gjithe europen deri ne mes te shekullit 68a778a681e63

Nga Toka në hapësirë! Panelet diellore të NASA-s mund të sigurojnë energji të qëndrueshme për të gjithë Europën deri në mes të shekullit

August 21, 2025
1 minut lexim

Një studim i udhëhequr nga King’s College London zbuloi se panelet diellore të vendosura në hapësirë mund të reduktojnë nevojën e Evropës për energji të rinovueshme tokësore deri në 80% dhe të ulin kostot e sistemit energjetik me deri në 15%.

Përdorimi i këtyre paneleve, sipas një modeli të detajuar kompjuterik që përfshin 33 vende evropiane, gjithashtu mund të zvogëlojë përdorimin e baterive me më shumë se dy të tretat.

Panelet hapësinore përdorin dizajnin heliostat të NASA-s, ku pasqyra të ngjashme me ato diellore mbledhin rrezet e diellit në orbitë dhe i transmetojnë ato në Tokë, ku konvertohen në energji elektrike për rrjetin energjetik.

Dr. Wei He, autori kryesor i studimit, paralajmëroi se sfidat e hapësirës, si grumbullimi i satelitëve apo dëmtimet nga mbeturinat kozmike, mund të ndikojnë në funksionimin e sistemit. Megjithatë, ai theksoi potencialin e madh të SBSP (Space-Based Solar Power) për të ndihmuar vendet në arritjen e objektivave për zero emetime.

“Energjia e rinovueshme për të zëvendësuar karburantet fosile është veprimi më i rëndësishëm që po bëjmë si njerëz. Panelet diellore hapësinore mund të ofrojnë energji të qëndrueshme dhe të pandërprerë,” tha Dr. He.

Sipas studimit, teknologjia mund të bëhet realitet ekonomik vetëm pas vitit 2050, pasi kostot e ndërtimit, nisjes dhe mirëmbajtjes janë shumë të larta për momentin. Japonia tashmë po zhvillon dhe integron këtë teknologji në strategjinë e saj hapësinore dhe për net-zero.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nipi i kasapit te ballkanit iu bashkohet mbeshtetesve te regjimit vuciq 68a776f4e0457
Lajmi i mëparshëm

​Nipi i kasapit të Ballkanit iu bashkohet mbështetësve të regjimit Vuçiq

angelov era e forte e perkeqesoi situaten me zjarrin ne jasen por ne nuk u terhoqem dhe i ndalem flaket 68a77a1e73df8
Lajmi i radhës

Angelov: Era e fortë e përkeqësoi situatën me zjarrin në “Jasen”, por ne nuk u tërhoqëm dhe i ndalëm flakët

Të fundit nga

ShkoLartë