Në një kohë kur skena e rap-it shqiptar po merr formë të re dhe po hapet gjithnjë e më shumë ndaj ndikimeve ndërkombëtare, emra të rinj po dalin në pah me energji, stil dhe identitet të qartë. Njëri prej tyre është Big Nit – një artist i ri, por me një vizion të madh, që po e ndërton rrugën e tij me disiplinë, ambicie dhe një qasje autentike ndaj muzikës.
Vetëm 22 vjeç, me rrënjë nga Struga dhe i rritur në New York, Big Nit përfaqëson një përzierje të kulturave që reflektohet drejtpërdrejt në tingullin dhe stilin e tij. Ai nuk është thjesht një reper që ndjek trendet – përkundrazi, ai synon të krijojë identitetin e vet në një treg gjithnjë e më konkurrues. Për të, muzika nuk është vetëm art, por një mënyrë jetese, një pasqyrim i realitetit dhe i rrugës që po ndërton çdo ditë.

Historia e tij nis krejt spontanisht – nga një moment i thjeshtë në studio me shokë, që më pas u kthye në një pasion serioz. Që në fillim, energjia dhe autenticiteti i tij u dalluan, ndërsa inspirimi nga figura të mëdha të skenës ndërkombëtare i dha shtysë për të ecur përpara. Megjithatë, Big Nit nuk kërkon të kopjojë askënd – ai ndërton versionin e tij, atë që e quan “mindset pa limite”.
Tekstet e tij burojnë nga jeta reale: ambicia, sfidat, rruga drejt suksesit dhe përjetimet personale janë thelbi i çdo vargu. Ai nuk fsheh vështirësitë, përkundrazi i përdor ato si forcë për të ecur përpara. Për Big Nit, forca mendore dhe qëndrueshmëria janë po aq të rëndësishme sa talenti.
Në një skenë që po rritet me ritme të shpejta, ai synon të dallohet – jo vetëm me muzikë, por me një identitet të fortë dhe një mesazh të qartë: beso në veten tënde dhe mos prit që dikush tjetër të të hapë rrugën. Me sytë drejt tregut global dhe me dëshirën për të ndihmuar njerëzit e tij, Big Nit është një emër që premton shumë më tepër se sa thjesht disa hite – ai është një projekt jete në ndërtim.

Kush është Big Nit përtej muzikës – si do ta përshkruaje veten me pak fjalë?
Përtej muzikës jam një djalë 22 vjeçar me rrënjë nga Struga, i rritur në New York, që po ndërtoj jetën time me disiplinë dhe ambicie për me arrit nivel tjetër.
Si ka nisur rruga jote në rap dhe kush të ka inspiruar më shumë në fillim?
Rruga ime në rap ka nis si shaka isha në studio me ca shok dhe më thanë me provu mikrofonin. E provova dhe ajo që doli na pëlqeu. Inspirimi im kryesor ka qenë Pop Smoke energji, stil dhe mënyra si e sillte veten në muzikë.
Çfarë përfaqëson emri “Big Nit” për ty?
Emri “Big Nit” përfaqëson versionin më të madh të vetes time një mindset pa limite.
Cila është historia pas këngës tënde të parë?
Kënga ime e parë ka qenë më shumë ndjenjë sesa plan—quhej “Mop”. Isha në studio në Jersey City me ca shok, hyra për freestyle dhe më pëlqeu zëri që doli. Pastaj e publikova në SoundCloud.

Për çfarë flet zakonisht në tekstet e tua – nga vijnë idetë?
Tekstet e mia flasin për jetën time rrugën që po ndërtoj, suksesin, ambicien dhe eksperiencat që kaloj. Idetë vinë natyrshëm nga ajo që jetoj çdo ditë.
Sa ndikim ka jeta jote personale në muzikën që krijon?
Jeta personale ka shumë ndikim çdo gjë që kaloj reflektohet në muzikë.
Cila është sfida më e madhe që ke kaluar deri tani në këtë rrugë?
Sfida më e madhe ka qenë me qëndru i fortë mentalisht edhe kur gjërat nuk shkojnë siç dua.
Si e sheh skenën e rap-it shqiptar sot dhe ku e vendos veten?
Skena e rap-it shqiptar është në rritje unë vij me stilin tim dhe synoj me u dallu.

Çfarë mesazhi dëshiron t’i japësh publikut përmes muzikës tënde?
Mesazhi im është: beso në veten tënde dhe mos prit askënd me të hap rrugën.
Ku e sheh veten Big Nit pas 5 vitesh?
Zoti e din më mirë, po kjo është ajo ku synoj me arrit global, duke ndihmu njerëzit e mi, me liri dhe sukses në nivel tjetër.
Në vazhdim ndiqni klipin e fundit:


