nga neser bllokohet aksi vore durres arrsh perdorni rrugen e maminasit 68ec03747dba6

Nga nesër bllokohet aksi Vorë-Durrës/ ARRSH: Përdorni rrugën e Maminasit!

October 12, 2025
1 minut lexim

Duke filluar nga dita e nesërme, (e hënë, 13 tetor), do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, për shkak se Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike.

Sipas një njoftimi të bërë për qytetarët nga ARRSH, do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente:

• Vorë-Maminas,

• Maminas-Sukth,

• Sukth-Fllakë,

• Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,

• Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

Sipas njoftimit, për çdo segment të mësipërm, punimet do të zgjasin nga 1 deri në 2 ditë. ARRSH u sugjeron drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugën alternative: Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës.

ARRSH raporton se pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit-Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje, çka nënkupton se ky aks rrugor do të qëndrojë i bllokuar për disa ditë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gisele bundchen behet bashke me princi william cdo bejne ne brazil 68ebf0d69b7a7
Lajmi i mëparshëm

Gisele Bündchen bëhet bashkë me Princi William, ç’do bëjnë në Brazil?

juventus me plan special per rikthimin e sandro tonali ne serie a 68ec03d4b7f9b
Lajmi i radhës

Juventus me plan special për rikthimin e Sandro Tonali në Serie A

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë