nga e hena kthimi i autobuseve nga prishtina per ne podujeve do te behet nga xhamia e llapit 68a18f1312a12

Nga e hëna kthimi i autobusëve nga Prishtina për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit

August 17, 2025
1 minut lexim

Shoqata e Transportit të Autobusëve Prishtinë – Podujevë ka njoftuar se nga e hëna kthimi nga Prishtina për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit, sic ishte më parë. Arsye e përmendin mungesën e një stacioni të përshtatshëm.

“Shoqata e Transportit të Autobusëve Prishtinë – Podujevë njofton të gjithë udhëtarët se, duke filluar nga dita e hënë, kthimi nga Prishtina për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit, ashtu siç ka qenë edhe më parë.

Ky ndryshim është i domosdoshëm, sepse mungesa e një stacioni të përshtatshëm rrezikon sigurinë e nxënësve të shkollave, të qytetarëve të Llapit, si dhe të gjithë udhëtarëve që udhëtojnë në relacionin Prishtinë – Podujevë. Po ashtu, ju njoftojmë se përderisa orarin e kemi nga Xhamia e Llapit, ligji është në anën tonë dhe na mbron në këtë vendim.”

“ Përveç kësaj, në këtë stacion përfshihen edhe udhëtarët e fshatrave Orllan, Shajkoc dhe Majac, ku ndalesa do të bëhet po ashtu te Xhamia e Llapit, siç ka qenë edhe më herët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrogozhine ndezi zjarr ne token e tij dhe dogji pranga 31 vjecarit 68a18d13e020c
Lajmi i mëparshëm

Rrogozhinë, ndezi zjarr në tokën e tij dhe dogji…/ Pranga 31 vjeçarit

trejsi e zjarrte ne paraqitjen e fundit 68a190423f60b
Lajmi i radhës

Trejsi e ‘zjarrtë’ në paraqitjen e fundit

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë