nga e diela pajisjet dimerore ne automjete behen te detyrueshme gjobe prej 45 eurosh per mosrespektimin e rregullave 6af6e161023b2

Nga e diela, pajisjet dimërore në automjete bëhen të detyrueshme, gjobë prej 45 eurosh për mosrespektimin e rregullave

November 13, 2026
1 minut lexim

Nga e diela, më 15 nëntor, hyn në fuqi detyrimi për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, i cili do të jetë në fuqi deri më 15 mars 2027. Për shoferët që nuk i respektojnë rregullat e përcaktuara parashihet gjobë prej 45 eurosh, përkatësisht rreth 2.770 denarë.

Ky detyrim vlen për të gjitha automjetet motorike që marrin pjesë në komunikacionin publik, pavarësisht kushteve atmosferike dhe gjendjes së rrugëve.

Për automjetet e udhëtarëve me peshë deri në 3.500 kilogramë, pajisjet e detyrueshme dimërore nënkuptojnë goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej katër milimetrash. Lejohet edhe përdorimi i gomave verore me profil prej së paku katër milimetrash, por në këtë rast automjeti duhet të ketë zinxhirë bore të madhësisë përkatëse për rrotat aktive.

Te automjetet me tërheqje në të katër rrotat, gomat dimërore duhet të kenë thellësi të profilit prej së paku gjashtë milimetrash. Nëse përdoren goma verore, ato duhet të kenë profil prej së paku katër milimetrash dhe automjeti duhet të jetë i pajisur me zinxhirë bore përkatës.

Për automjetet transportuese me peshë mbi 3.500 kilogramë, të detyrueshme janë gomat dimërore në rrotat aktive, me profil prej së paku gjashtë milimetrash, ose gomat verore me profil prej së paku katër milimetrash, së bashku me zinxhirë bore apo pajisje të tjera të përcaktuara.

Autobusët dhe automjetet transportuese që, për arsye teknike, nuk mund të vendosin zinxhirë, duhet të kenë goma dimërore në rrotat aktive dhe pajisje ndihmëse, përkatësisht lopatë.

Gomat dimërore dallohen nga shenjat „MS“, „M+S“ ose „M&S“, si dhe nga simboli i flokut të borës brenda një mali me tri maja.

Pajisjet e detyrueshme dimërore janë përcaktuar me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion gjatë periudhës së dimrit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

amanda holden shkelqen ne festen e krishtlindjeve ne londer shfaqet me pallto luksoze 450 paundeshe 6af6c69bf0169
Lajmi i mëparshëm

Amanda Holden shkëlqen në festën e Krishtlindjeve në Londër, shfaqet me pallto luksoze 450 paundëshe

kpk voton raportin per zbatimin e planit strategjik per vitin 2025 krasniqi prezanton te arriturat dhe sfidat 6af6e1c0da83f
Lajmi i radhës

KPK voton raportin për zbatimin e Planit Strategjik për vitin 2025, Krasniqi prezanton të arriturat dhe sfidat

Të fundit nga

ShkoLartë