Ylli televiziv britanik, Amanda Holden, është shfaqur në një atmosferë festive, teksa të enjten mbrëma ishte nikoqire e aktivitetit “Great Reindeer Race” dhe ceremonisë së ndezjes së dritave të Krishtlindjeve në Fulham Pier, në Londër.
Moderatorja 55-vjeçare tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, duke veshur një pallto luksoze prej gëzofi artificial me print leopardi, nga marka “Queens of Archive”, me vlerë rreth 450 paundë. Palltoja kishte jakë dhe mansheta të bardha prej gëzofi, ndërsa pamjen e kompletoi me çizme të bardha me majë, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.
Në këtë festë, Amanda u shoqërua nga Mark Wright, me të cilin ndau atmosferën festive në brigjet e lumit Tamiz.

Këtë vit u organizua për herë të parë gara e madhe e drerëve të Krishtlindjeve, ku gjashtë varka të ndriçuara me pamjen e drerëve garuan përgjatë lumit Tamiz. Pas komentimit të garës, Mark Wright iu bashkua Amanda Holden në mol, për ceremoninë e ndezjes së dritave festive të Krishtlindjeve.
Duke folur për këtë ngjarje, Amanda tha se është e apasionuar pas Krishtlindjeve dhe se, sapo kishte dëgjuar për një garë drerësh në lumin Tamiz, e kishte kuptuar se bëhej fjalë për një festë të veçantë.


“Jam plotësisht e dashuruar pas Krishtlindjeve, ndaj kur dëgjova për një garë drerësh në Tamiz, e kuptova se kjo nuk ishte një festë e zakonshme. Londrën e pret një spektakël i veçantë”, u shpreh ajo.
Burimi: botasot.info

