nga 8 deri me 13 gusht ministria e shendetesise apelon per kujdes ndaj te

Nga 8 deri më 13 gusht: Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes ndaj të nxehtit

August 7, 2025
1 minut lexim

Shkup, 7 gusht – Një njoftim, i publikuar nga Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, vjen si paralajmërim për qytetarët në lidhje me valën e të nxehtit që pritet të godasë vendin gjatë ditëve në vijim. Sipas parashikimit më të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në periudhën nga 8 deri më 13 gusht 2025 pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ditore, të cilat në disa rajone mund të arrijnë deri në 39°C.

Sipas parashikimit më të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në periudhën nga 8 deri më 13 gusht 2025 pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ditore, të cilat në disa rajone mund të arrijnë deri në 39°C.
Ministria e Shëndetësisë rikujton respektimin e rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtjen e popullatës nga temperaturat e larta:
• Qëndroni në ambiente të mbyllura dhe të freskuara, sidomos gjatë periudhës prej orës 11:00 deri në 17:00.
• Konsumoni mjaftueshëm lëngje, duke shmangur pijet alkoolike dhe ato të ëmbla.
• Vishni rroba të lehta dhe me ngjyrë të çelët, dhe përdorni mbrojtje për kokën dhe sytë.
• Shmangni aktivitetet fizike gjatë orëve më të nxehta të ditës.
• Kujdesuni për fëmijët, të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna – këto grupe janë veçanërisht të ndjeshme ndaj temperaturave të larta.
• Në rast të simptomave si marramendje, dhimbje koke, të përziera apo rrahje të shpejta të zemrës – kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
• Shtyni aktivitetet në ambient të hapur për kohë më të freskët të ditës.
• Siguroni kushte mikroklimatike (hapësira të freskuara me temperaturë deri në 25°C) në vendin e punës dhe në shtëpi.”, thuhet në njoftimin e ministrit.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

charli xcx shfaq linjat trupore dhe energji te jashtezakonshme ne sziget 6894edfd1f062
Lajmi i mëparshëm

Charli XCX shfaq linjat trupore dhe energji të jashtëzakonshme në Sziget

spak ka dale jashte kontrollit vellai i erion veliajt flet per the economist po mbahet ne burg per arsye te pabaza 689500814b6a8
Lajmi i radhës

“SPAK ka dalë jashtë kontrollit”, vëllai i Erion Veliajt flet për “The Economist”: Po mbahet në burg për arsye të pabaza

Të fundit nga

LSDM kërkon raportin për ujin në Gostivar

LSDM akuzon pushtetin se, më shumë se pesë javë pas krizës shëndetësore në Gostivar, ende nuk ka asnjë përgjegjës për rastin e ujit të ndotur dhe rreth 5 mijë qytetarëve të hospitalizuar.
ShkoLartë